Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

22/02/2026 - 19:55
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të milionave euro me fajde dhe ndaj 2 personave që dyshohen për detyrim. Kjo aktakuzë është ngritur pas një pune të gjatë hetimore, të cilës i kishin paraprirë aksionet kundër fajdes, të kryera në mars dhe maj të vitit 2023, ku ishin bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Veriu.info se e ka pranuar aktakuzën, duke bërë të ditur se për të ende nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar dhe nuk është bërë konfirmimi i aktakuzës.

Në aktakuzën e siguruar nga Veriu.info, e cila është ngritur më 15 dhjetor 2025, janë edhe vushtrriasit Fatmir Gerbeshi, Kadri Gerbeshi dhe Tahir Gerbeshi, emra këta të njohur për opinionin me të kaluar problematike.

Për çka akuzohet Fatmir Gerbeshi?

Fatmir Gerbeshi dyshohet për kryerjen e veprës penale të fajdes, pasi që më 1 shkurt 2022 ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë, duke i dhënë para me përqindje të dëmtuarit E.A., i cili, sipas aktakuzës, fillimisht i ka marrë 4 mijë euro me fajde 20% në muaj, por në pamundësi që t’i paguajë shumat e fajdeve është detyruar të marrë edhe tri (3) herë nga 2 mijë euro dhe një herë 6 mijë euro, që në total bëjnë 16 mijë euro. Për këtë shumë, i dëmtuari ka paguar 3 200 euro fajde në muaj, ku brenda një (1) viti në total për fajde ka paguar shumën prej 40 mijë euro, kurse borxhi prej 16 mijë euro ka mbetur i papaguar.

Rasti i dytë për të cilin akuzohet Fatmir Gerbeshi ka të bëjë me veprën penale të detyrimit dhe dyshohet të ketë ndodhur në mars 2022, ku sipas aktakuzës, i pandehuri ka kanosur Samir Bajramin për 500 euro para të fajdes.

Fatmir Gerbeshi

“A je te lokali se po vi mi marr paret”, ishin fjalët me të cilat Fatmir Gerbeshi e kishte kanosur Samir Bajramin, i cili, i gjendur në vështirësi të madhe financiare, ia kthen përgjigjen me fjalët: “Ooo s’jam bre se në mal um qite për 500 euro, o F… prit si t’um lun qeto ditë diçka vetë të thirri t’i jepi bre F… se m’tranove pasha Zotin për 500 euro.”

Sa më e vështirë që bëhet gjendja e të dëmtuarit Samir Bajrami, aq më i madh bëhej presioni i Fatmir Gerbeshit ndaj tij, i cili dërgon një mesazh tjetër me përmbajtje: “A prita boll veç ta di o shoq?”.

Duket se në këtë moment nis edhe revoltimi i të dëmtuarit Samir Bajrami, i cili i përgjigjet Fatmir Gerbeshit me këto fjalë: “Po nuk paguj penalla ashtu qysh t’u qohet ky ty, stila fajdegjive, moti i kum kry se moti jam rritë rrugëve.”

Vepra e tretë penale me të cilën akuzohet Fatmir Gerbeshi ka të bëjë me dhënie të ndihmës kryesve të veprave penale, pasi që dyshohet se në shkurt 2023, pak para aksionit të policisë, kishte ndihmuar disa të pandehur t’i shmangeshin arrestimit që dyshoheshin për fajde, me ç’rast i ka njoftuar se do të zbatohej një kontroll nga Policia e Kosovës në shtëpitë dhe autosallonet e tyre, informacion të cilin e kishte pranuar nga ish-polici N.Xh.

Si rezultat i këtij informacioni që Fatmir Gerbeshi ka përcjellë te të pandehurit, ata nuk janë gjetur në shtëpitë dhe lokalet e tyre më datë 02.03.2023, gjatë urdhër-kontrollit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, vepra e katërt për të cilën i është ngritur aktakuzë Fatmir Gerbeshit ka të bëjë me dyshimin se ka nxitur disa të pandehur t’i fshehin regjistrat dhe pasuritë që policia planifikonte t’i sekuestronte në procedurë penale.

Përveç veprave të lartpërmendura, Fatmir Gerbeshi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi që me rastin e aksionit policor më 2 shkurt 2023 në autosallon ka poseduar një revole pa leje.

Për çka akuzohen Kadri Gerbeshi e Tahir Gerbeshi?

Sipas aktakuzës, Kadri Gerbeshi dyshohet se në vitin 2021, përmes të pandehurit Lindrit Haradinaj, i ka dhënë 20 mijë euro me fajde Samir Bajramit, me kamatë prej 2 mijë euro për dy javë, për të cilat i dëmtuari në emër të fajdeve ka paguar shumën prej 50 mijë euro, kurse borxhi kryesor (20 mijë euro) ka mbetur i papaguar.

Kadri Gerbeshi, së bashku me familjarët e tij, Tahir Gerbeshi dhe A.G., akuzohen edhe për veprën penale të detyrimit, për shkak se, sipas aktakuzës, kanë detyruar të dëmtuarin N.A. që të lidhë kontratë për shitjen e 67 ari tokë në Pestovë të Vushtrrisë për 9 mijë e 500 euro, për shkak se i njëjti ishte garantues kur Samir Bajrami kishte marrë para me fajde nga të pandehurit dhe të njëjtit i ishte bërë borxhi në shumë prej 62 mijë euro.

Foto: Kadri Gerbeshi (majtas) dhe Tahir Gerbeshi (djathtas)

Pra, i dëmtuari N.A. është detyruar t’ua shesë 67 ari tokë për 9 500 euro të pandehurve Kadri Gerbeshi, Tahir Gerbeshi dhe A.G., sepse ata e kanë detyruar për një gjë të tillë, për shkak se Samir Bajrami u kishte borxh dhe N.A. ishte dëshmitar për borxhin e tij.

Vazhdon….

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm, derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEXONI EDHE:

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi

Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

Zyrtare: U arrestuan për detyrim, gjykata cakton një muaj paraburgim për Avdullah, Kadri dhe Rrahman Gerbeshi, liron Emin Gerbeshin

Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

Ky është vushtrriasi Tahir Gërbeshi që i kërcënoi me armë policët, iku me veturë dhe është ende në kërkim

Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

Tags: Fatmir GerbeshiKadri GerbeshiLindrit HaradinajTahir Gerbeshi

JU REKOMANDOJMË

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale

Pas 13 vite persekutim, Sami Lushtaku dhe shtatë të akuzuarit tjerë lirohen nga akuza për krim të organizuar e vepra tjera penale
28/07/2026 - 13:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, lidhur me...

Më shumëDetails

BBC: Bandat e Ekuadorit me lidhje me mafian shqiptare në trafikimin e kokainës

BBC: Bandat e Ekuadorit me lidhje me mafian shqiptare në trafikimin e kokainës
28/07/2026 - 13:09

Qyteti i Duranit në Ekuador është kthyer në një nga zonat më të rrezikshme të vendit, ku bandat kriminale kanë marrë ndikim të madh dhe lufta kundër trafikut...

Më shumëDetails

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital
28/07/2026 - 12:50

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e të plagosurit nga të shtënat në Prishtinë

“Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi në QKUK përplaset me pronarin e lokalit në Junik, Policia ndërhyn dhe i sekuestron pistoletën
28/07/2026 - 12:31

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pas trajtimit mjekësor të marrë në Qendrën Emergjente. Drejtori i...

Më shumëDetails

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
28/07/2026 - 11:48

Gjenerali amerikan George Wikoff po qëndron në Kosovë. Ai sot është takuar në qeveri me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për...

Më shumëDetails

Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri
28/07/2026 - 11:21

Pesë automjete janë sekuestruar gjatë një aksioni të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, pas dyshimeve për falsifikim të dokumenteve gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Distancohu Albin!”, Jupolli i bën thirrje publike Kurtit: Mos i le pshu**** me u fsheh mas emnit tand

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë