Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afër 5 mijë kosovarë këtë vit hoqën dorë nga shtetësia

27/12/2021 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
Afër 5 mijë kosovarë këtë vit hoqën dorë nga shtetësia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2021. Ky numër është dukshëm më i lartë se një vit me herët kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona.

Zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Ndryshe nga viti 2020, kur nga shtetësia e Kosovës hoqën dorë rreth 3 mijë e 600 persona, numri i kosovarëve që janë liruar nga shtetësia deri në fund të nëntorit të këtij viti, është dukshëm më i lartë se vitin e kaluar.

Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës, në një prononcim për Radio Kosovën, tregon numrin e atyre që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.

“Gjatë periudhës Janar – Nëntor të vitit 2021, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar gjithshej 4 mijë e 594 persona. Prej tyre, meshkuj janë 2 mijë e 359, ndërsa 2 mijë e 235 janë femra. Këto janë të dhëna statistikore të përpunuara deri në muajin nëntor, ndërsa meqë muaji dhjetor nuk ka përfunduar ende, të dhënat për këtë muaj nuk i kemi”, tha ai.

Arsyeja kryesore që shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende të BE-së, pohon Haziraj.

“Arsyet pse këta personat heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësi, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, tha Haziraj.

Gjatë periudhës Janar – Nëntor 2021, Shtetësinë e Kosovës, e kanë fituar 362 persona. Ndërkohë, sipas të dhënëva të MPB-së, nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë.

JU REKOMANDOJMË

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit
28/10/2026 - 14:25

Të gjitha 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit, të parapara të zhvilloheshin sonte, janë shtyrë pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë. Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh janë...

Më shumëDetails

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro
28/10/2026 - 14:07

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një Kabinet të...

Më shumëDetails

Sot varroset Xhemë Kadriu që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Sot varroset Xhemë Kadriu që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj
28/10/2026 - 14:04

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27 tetor në një incident në lift në vendin e punës, do të varroset sot....

Më shumëDetails

CNN: Izraelitët rikthehen në një ngërç të njohur politik që nxjerr në pah përçarjet e thella

CNN: Izraelitët rikthehen në një ngërç të njohur politik që nxjerr në pah përçarjet e thella
28/10/2026 - 13:59

Izraelitët u zgjuan të mërkurën përballë një ngërçi të njohur politik, pasi as koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as opozita nuk arritën të fitonin një...

Më shumëDetails

“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë

“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë
28/10/2026 - 13:46

Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej...

Më shumëDetails

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja

Kreu i listës që mposhti Vuçiqin: U mobilizova në ushtri më 1999 për ta mbrojtur Serbinë nga NATO-ja
28/10/2026 - 13:38

Ilija Srdanoviq, bartësi i Listës Studentore që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ka konfirmuar se ishte mobilizuar gjatë bombardimeve të...

Më shumëDetails
Please login to join discussion

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë