Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afro 5 mijë pako me fletëvotime nga diaspora refuzohen nga KQZ

24/02/2025 - 15:55
në Kryesore, Lajme
A A
Afro 5 mijë pako me fletëvotime nga diaspora refuzohen nga KQZ
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bazuar në të dhënat preliminare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesit të verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se të gjitha aktivitetet që po kryhen nga ana e KQZ-së kanë për qëllim që arrihet deri te shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar.

“Të shtunën, në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve nga 2,533 vendvotimet e rregullta në të cilën nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në votim. Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, ky proces planifikojmë të fillojë gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ai në konferencën për media.

Të dielën në mbrëmje, ai tha se ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

“Ne i referohemi si “pako të supozuara me fletëvotime” pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë numërimit. Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj. Pra, këto janë vetëm të dhëna preliminare dhe në procesin e numërimit do të kemi shifrat plotësisht të sakta”, tha Elezi.

Procesit i vlerësimit, sipas tij përfshinë verifikimin nëse pakot e dërguara u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
Kryesore

Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

11/01/2026 - 22:46
Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal
Kryesore

Faton Pecin arrin marrëveshje koalicioni me LDK-në, Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal

11/01/2026 - 22:29
Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
Kryesore

Policia e Kosovës arreston dy serbë për vjedhje në Mitrovicë të Veriut

11/01/2026 - 21:15
Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së
Lajme

Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11/01/2026 - 21:13
Abazi: E kam parë draft-statutin, pika 7 e shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryesore

Rrëzimi i 12 ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, Abazi e quan Kurtin “superkriminel”

11/01/2026 - 20:51
Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit
Kryesore

Lladrovci: Po punojmë që gjendja të normalizohet në komunën e Drenasit

11/01/2026 - 19:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    I plagosuri në Pejë është Jeton Buquku, pronari i fabrikës së mishit “Buquku Sh.P.K.” – Viteve të fundit ishte akuzuar për rrahje e kanosje

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kush fshihet pas “Lidl Albania&Kosova”? Dy pronarët me “aventurë” nga tregu imobiliar te porti më i rëndësishëm në Shqipëri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Edhe një shkollë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kjo komunë merr vendim për shtyrjen e mësimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A janë shkollat gati për të filluar mësimin nesër?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë