Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit për konflikt interesi

25/11/2024 - 18:15
në Kryesore, Lajme
A A
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka njoftuar se për çështjen e granteve bujqësore të ndara për vëllain dhe dajën e deputetes së Vetëvendosjes – që është edhe Kryetare e Komisionit për Bujqësi – Fitore Pacollit, ka kërkuar nga Agjencioni Anti-Korrupsion për të hetuar konflikt të mundshëm interesi.

“Si rezultat i këtyre pretendimeve nga mediat, kemi kërkuar që të trajtohet çështja nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, lëndët e apostrofuara janë në proces të auditimit të brendshëm”, thuhet në një njoftim.

Tutje, u tha se në procedurën administrative kjo është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e iniciuar në procedurë administrative.

Njoftimi i plotë:

Pas aplikimit dhe procedimit administrativ të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuara në mënyrë të rregullt nga ana e aplikuesve për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës, sipas legjislacionit në fuqi, pa ndërhyrje a rekomandime nga palë të treta, është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet për parregullsi.

Si rezultat i këtyre pretendimeve nga mediat, kemi kërkuar që të trajtohet çështja nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, lëndët e apostrofuara janë në proces të auditimit të brendshëm.

Në procedurën administrative kjo është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e iniciuar në procedurë administrative.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në mbështetje të nenit 85, të Ligjit Nr. 05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative ku është përcaktuar se: “1. Kur organi publik që zhvillon procedurën has në një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore dhe e cila përbën një çështje juridike të pavarur (në vijim: ”çështje paraprake”), për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë apo organ tjetër, organi publik që zhvillon procedurën do të pezullojë çështjen kryesore, deri sa çështja paraprake të jetë vendosur dhe do të njoftojë palën për vendimin e pezullimit.”, si dhe në Nenin 7 paragrafi 4 të Kontratës për financim, ku është përcaktuar që në çdo kohë, në rast të ndonjë dyshimi, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mund të suspendojë përkohësisht kontratën dhe pagesat, si masë paraprake.

Andaj nga ajo që u deklarua me lartë, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka pezulluar përkohësisht procedurën administrative, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, nga organet si Agjencia Anti-Korrupsion. Për të njëjtat lëndë është kërkuar auditim i brendshëm.

Pasi të jetë vendosur çështja paraprake, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të procedojë me lëndët, konform dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”
Lajme

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”

05/07/2025 - 20:04
Berisha: “Do të votoj për cilindo kandidat në votim të hapur”
Lajme

Berisha: “Do të votoj për cilindo kandidat në votim të hapur”

05/07/2025 - 19:55
Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Lajme

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

05/07/2025 - 19:48
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Lajme

Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë

05/07/2025 - 19:37
Dodik shkon përtej gënjeshtrës: Ajo qe ndodhi në Bosnje ishte luftë civile, Serbia nuk kishte asnjë njësi ushtarake këtu
Lajme

Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit

05/07/2025 - 18:59
Konfiskimi i armatimit në Zveçan, Ibishi: Dëshmi se grupet kriminale furnizohen nga Qeveria e Serbisë
Lajme

Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike

05/07/2025 - 18:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë