Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit për konflikt interesi

25/11/2024 - 18:15
në Kryesore, Lajme
A A
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka njoftuar se për çështjen e granteve bujqësore të ndara për vëllain dhe dajën e deputetes së Vetëvendosjes – që është edhe Kryetare e Komisionit për Bujqësi – Fitore Pacollit, ka kërkuar nga Agjencioni Anti-Korrupsion për të hetuar konflikt të mundshëm interesi.

“Si rezultat i këtyre pretendimeve nga mediat, kemi kërkuar që të trajtohet çështja nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, lëndët e apostrofuara janë në proces të auditimit të brendshëm”, thuhet në një njoftim.

Tutje, u tha se në procedurën administrative kjo është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e iniciuar në procedurë administrative.

Njoftimi i plotë:

Pas aplikimit dhe procedimit administrativ të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuara në mënyrë të rregullt nga ana e aplikuesve për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës, sipas legjislacionit në fuqi, pa ndërhyrje a rekomandime nga palë të treta, është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet për parregullsi.

Si rezultat i këtyre pretendimeve nga mediat, kemi kërkuar që të trajtohet çështja nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, lëndët e apostrofuara janë në proces të auditimit të brendshëm.

Në procedurën administrative kjo është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e iniciuar në procedurë administrative.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në mbështetje të nenit 85, të Ligjit Nr. 05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative ku është përcaktuar se: “1. Kur organi publik që zhvillon procedurën has në një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore dhe e cila përbën një çështje juridike të pavarur (në vijim: ”çështje paraprake”), për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë apo organ tjetër, organi publik që zhvillon procedurën do të pezullojë çështjen kryesore, deri sa çështja paraprake të jetë vendosur dhe do të njoftojë palën për vendimin e pezullimit.”, si dhe në Nenin 7 paragrafi 4 të Kontratës për financim, ku është përcaktuar që në çdo kohë, në rast të ndonjë dyshimi, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mund të suspendojë përkohësisht kontratën dhe pagesat, si masë paraprake.

Andaj nga ajo që u deklarua me lartë, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka pezulluar përkohësisht procedurën administrative, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, nga organet si Agjencia Anti-Korrupsion. Për të njëjtat lëndë është kërkuar auditim i brendshëm.

Pasi të jetë vendosur çështja paraprake, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të procedojë me lëndët, konform dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

E zuri traktori, humb një 57-vjeçar

E zuri traktori, humb  një 57-vjeçar
06/05/2026 - 19:59

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale. Sipas informacioneve...

Më shumëDetails

Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së
06/05/2026 - 19:42

Anëtari i Partisë Socialdemokrate Florin Krasniqi, ka pasur kritika të ashpra ndaj liderit të VV-së dhe njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Krasniqi deklaroi se Kurti “do t’ua...

Më shumëDetails

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Florin Krasniqi: Kurti s’ka asnjë respekt për Amerikën
06/05/2026 - 19:11

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i kthehet politikës me Partinë Socialdemokrate. Ai në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kreut të LVV-së...

Më shumëDetails

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
06/05/2026 - 18:56

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të martë mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të...

Më shumëDetails

Aksion në Prishtinë: Sekuestrohen 9 vetura në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”

Aksion në Prishtinë: Sekuestrohen 9 vetura në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”
06/05/2026 - 18:52

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, janë sekuestruar nëntë automjete që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të...

Më shumëDetails

Gucati: Ia kemi lënë Zotit me marrë hak në ata që po i shajnë krerët e UÇK’së nëpër rrjete sociale

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
06/05/2026 - 18:35

Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, sot në një lidhje direkte nga Haga për emisionin FRONTAL ka folur edhe për sharjet që bëhen në adresë të krerëve të UÇK’së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    405 Shpërndaje
    Shpërndaje 162 Tweet 101

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë