Gazetari Arben Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së Fatmir Limajt, i cili la të kuptohet se NISMA nuk ka vija të kuqe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).
Ahmeti ka përdorur një stil të veçantë për të komentuar situatën, duke thënë:
“Ligeni njo ka njo, herë në një studio e herë në një tjetër. Mandej ligen edhe studiot, herë në këmbë e herë ulur. Mandej s’ju merr asnjoni.”