Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i stacionit policor në Obiliq dhe zëvendësi i tij dyshohet se e sulmuan një polic

20/02/2025 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Komandanti i stacionit policor në Obiliq dhe zëvendësi i tij dyshohet se e sulmuan një polic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i stacionit të Policisë në Obiliq, Zekirja Januzi, dhe zëvendësi i tij, Ajet Avdullahu, dyshohet se e kanë sulmuar dhe kanosur një polic të ri brenda stacionit policor në Obiliq.

Siç mëson KALLXO.com, polici ishte transferuar në një stacion tjetër dhe se në stacionin e Obiliqit kishte shkuar për ta nënshkruar një dokument që lidhej me transferimin e tij. Aty dyshohet se u sulmua dhe u kanos.

Në lidhje me këto dyshime, KALLXO.com ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili cili ka konfirmuar se ka pranuar ankesë dhe më 06.12.2024 ndaj dy zyrtarëve policorë të lartcekur kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Prishtinës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë që IPK ka pranuar ankesë dhe ka iniciuar rast dhe se lidhur me të njëjtin rast më 6 dhjetor të vitit të kaluar hetuesit kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast lidhur me veprat penale të sulmit dhe kanosjes”- njoftoi IPK-ja për KALLXO.com më 07.02.2025.

Ndërkohë, Prokuroria e Prishtinës nuk dha detaje për rastin, por konfirmoi se lënda është duke u shqyrtuar.

“Ju njoftojmë se lëndën në fjalë Prokurori i shtetit e ka pranuar me datë 13.12.2024, ndërsa lënda është ende në shqyrtim nga ana e Prokurorit dhe për veprimet hetimore do të njoftoheni me kohë.”-thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës dërguar KALLXO.com më 06.02.2025.

KALLXO.com më 18.02.2025 ka takuar komandantin e stacionit policor në Obiliq, Zekirja Januzi, në mënyrë që ai të deklarohet për rastin.

Por, Januzi ka kërkuar që t’i drejtohemi me një kërkesë për intervistë Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

KALLXO.com ka dërguar kërkesë për intervistë me komandantin e Policisë, por deri në publikimin e artikullit, kërkesa nuk është aprovuar.

Më 19.02.2025 KALLXO.com ka biseduar përsëri më komandantin Zekirja Januzi, por i njëjti tha se për shkak se rasti është duke u trajtuar në një instancë tjetër, nuk mund të deklarohet.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr disa vendime
24/07/2026 - 17:58

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar disa vendime. Vendimet si më poshtë: Miratuar Rregulloren për Zhvillimin...

Më shumëDetails

Gjashtë kosovarë të lënduar në një aksident mes dy automjeteve në rrugën Shkup-Bllacë, MPB maqedonase jep detaje

Gjashtë kosovarë të lënduar në një aksident mes dy automjeteve në rrugën Shkup-Bllacë, MPB maqedonase jep detaje
24/07/2026 - 17:51

Gjashtë shtetas të Kosovës kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Maqedoninë e Veriut, siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e shtetit fqinj. Të dy...

Më shumëDetails

AVONET kërkon ndërhyrje urgjente ndaj mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” dhe hetim nga Prokuroria

AVONET kërkon ndërhyrje urgjente ndaj mbindërtimit të paligjshëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” dhe hetim nga Prokuroria
24/07/2026 - 17:34

AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me rastin e një mbindërtimi të paligjshëm, i cili sipas tyre jo vetëm që përbën shkelje të dispozitave ligjore në fuqi,...

Më shumëDetails

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK’në

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK’në
24/07/2026 - 17:21

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi, pas njoftimit për caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, tha se “ky është një moment që...

Më shumëDetails

Çmimet globale të naftës bien sërish nën 100 dollarë pas rritjes së madhe

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
24/07/2026 - 17:10

Çmimet globale të naftës ranë të premten, disa orë pasi kishin kaluar nivelin prej 100 dollarësh për fuçi për herë të parë në dy muaj. Çmimi i naftës...

Më shumëDetails

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në shesh

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në shesh
24/07/2026 - 16:53

Moti i keq ka përfshirë pasditen e së premtes qarkun e Korçës, duke shkaktuar dëme në bujqësi në Devoll dhe probleme në qytetin e Korçës si pasojë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë