Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, ka treguar skenarët që po përmenden nga ndërkombëtarët për daljen nga ngërçi, pas bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se ka një proces që po udhëhiqet nga përfaqësuesit ndërkombëtar, të cilët insistojnë në një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së, që do të çonte tek një koalicion i madh, i cili zgjedh edhe çështjen e Presidentit.
Ky proces, Ahmeti thotë se po zhvillohet në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit publik.
“Ka një proces që po vazhdon në heshtje dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, proces kryesisht i udhëhequr nga përfaqësuesit e akredituar në Kosovës të miqve ndërkombëtar, të cilët insistojnë një skenar që do të çonte tek marrëveshja Vetëvendosje – PDK, që do të qonte tek një koalicion i madh, i cili do të zgjidhte edhe çështjen e Presidentit. Është vetëm proces që po ndodh në heshtje dhe larg vëmendjes së publikut, larg konkludimit të një rezultati të mundshëm, pasi që sipas këtyre diplomatëve, çdo formulë tjetër sjell vendin në zgjedhje të një njëpasnjëshme. Kemi parasysh kemi zgjedhjet lokale, të cilat duhet të mbahen në tetor dhe mos adresimi i çështjes së Presidentit deri në fillim të shkurtit çon sërish në zgjedhje nacionale”, ka thënë Ahmeti.