Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

26/04/2025 - 16:19
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar për 28 operatorët ekonomik (kompanitë) të cilëve AUV këtë vit ua kishte pezulluar lejen e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe BE-së.

Ndaj publikimit të emrave të tyre në redaksinë e Veriu.info kanë ardhur reagime të disa prej këtyre kompanive, ku më të ashprat kanë qenë reagimet e “Meli” Sh.P.K dhe “Erda Com” Sh.P.K., të cilët kishin mohuar kategorikisht lajmin se u ishte pezulluar leja e importit. Reagime kemi pasur edhe kompania “Buquku” Sh.P.K., e cila ka insistuar në pretendimin se pezullimi i lejes për të ka qenë gabim teknik i AUV.

Mirëpo, dje AUV përmes një përgjigje të dërguar në Veriu.info ka listuar emrat e 28 kompanive që u ishte pezulluar licenca e importit të kafshëve, ku në mesin e tyre ishin edhe tri kompanitë e lartëpërmendura.

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Pas publikimit të lajmit me emrat e disa prej këtyre kompanive, njëri prej bashkëpronarëve të kompanivë “Meli” Sh.P.K., Mensur Bunjaku, ka ushtruar presion ndaj redaksisë së Veriu.info, duke shkruar fillimisht në faqen e Veriu.info në Facebook, ku ndër të tjera thoshte: “as nje her ska pas ndalesa tani esht ne terminalin doganor jan kry te gjitha ne rregull. Marre per nje portal si ju me rreme me dal se di si keni guxim me rrejt por shyqyr se ka edhe shtet edhe ka gjykat do te takohmi ne gjygj”.


Foto: Mensur Bunjaku – bashkëpronarë i “Meli” Sh.P.K. (Meli Holding)

Pra, Bunjaku thoshte se asnjëherë “Meli” Sh.P.K. s’ka pasur ndalesë, përderisa AUV dje na e ka konfirmuar përmes e-mailit se edhe kjo kompani ishte në mesin e 28 kompanive që u ishte pezulluar leja për import të kafshëve. (lajmi: KËTU)

Përkundër insistimit të Veriu.info që të ndjek rrugët ligjore, Mensur Bunjaku nga “Meli” Sh.P.K. ka vazhduar të ushtrojë presion, duke përdorë edhe shprehje që kanë indirekt karakter kërcënues.

“Se di me sa keni te dreht me perdor fotografin e dikujt ne lajme te rreme po beso deri me sod ska guxu kerkush me ma perdor foton e ty bravo te koft ose je shum trim ose je budall”, ka shkruar Mensur Bunjaku në inbox të faqes zyrtare të Veriu.info në Facebook.

Pas publikimit të emrit të saj si njëra ndër kompanitë që u ishte pezulluar licenca, “Meli” Sh.P.K. ka reaguar edhe përmes e-mail-it, ku ka kërkuar largimin e emrit të kompanisë nga shkrimi dhe të kërkojmë falje për “pretendime të pavërteta”, kërkesë të cilës Veriu.info i është përgjigjur duke kërkuar kthimin e përgjigjeve në pyetje tona nga kjo kompani që i kishim bërë 24 orë para publikimit të lajmit.

Kur përmes e-mail-t Veriu.info insiston në marrje të përgjigjes se a u ishte hequr licenca e importit, në fund marrim përgjigjen nga “Meli” Sh.P.K: “Apsolutisht jo,cdo dite kemi import nga BE.”

Pra, edhe këtu kjo kompani thotë një të pavërtetë, që dje është demantuar zyrtarisht nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka konfirmuar zyrtarisht se “Meli” Sh.P.K. ishte në mesin e 28 kompanive që u ishte pezulluar licenca.

Përveç “Meli” Sh.P.K. presionet ndaj redaksisë së Veriu.info kanë vazhduar edhe nga kompania “Erda Com” Sh.P.K., në emër të së cilës Arian Qerimi përveç thirrjeve të vazhduesve, ka dërguar mesazhe me deklarime të pavërteta.

“Pershendetje jemi nga kompania Erda Com shpk per arsye t shpifjes ndaj kompanis ton dhe demtimin e imazhit t kompanis erda com shpk nga podujeva. Ju njoftojm se nga dite e neserme do te ngrijm nje padi naj jush me respekt ERDA COM SH.P.K”, ka shkruar fillimisht Arian Qerimi i “Erda Com” Sh.P.K. në numrin telefonik të redaksisë, të cilit Veriu.info i është përgjigjur duke e udhëzuar të përgjigjet në pyetjet e dërguara 24 orë para publikimit të shkrimit dhe të ndjek rrugët ligjore, nëse mendon se i është bërë e padrejt.

Arian Qerimi i “Erda Com” Sh.P.K. ka vazhduar të ushtroj presion, duke dërguar mesazhe të vazhdueshme: “Po esht shkel se mas pari u dasht me vertetu sigurt pastaj me ba shkresa keshtu qe nga neser mundeni me i ndjek procedurat penale. Shihemi ne gjygj. Edhe ne asnje email ne nuk kemi pasur ndonje pytje apo diqka te till”.

Foto: Arian Qerimi – përfaqësues i “Erda Com” Sh.P.K.

Këtyre mesazheve Veriu.info i është përgjigjur, duke i bërë të ditur se pyetjet i kemi dërguar ne e-mail-in që gjendet te të dhënat zyrtare të “Erda Com” Sh.P.K. në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.

“Ne kemi fakte dhe dokumente qe kompania jon esht duke punuar qdo dit pa asnje penges keshtu qe jan datat valide dhe dokumentet per qdo dit te shpifjes. Nga neser merni me avokatin ton te kompanis. Keni ber shkelje te rend qe keni postuar pa asni konfirmim te kompanis ton” ka shkruar Arian Qerimi i “Erda Com” Sh.P.K. në mesazhet e dërguara në numrin e redaksisë, të cilëve Veriu.info i është përgjigjur se me kënaqësi do të shihemi në gjykatë.

Presion për fshirje të emrit të kompanisë së tij në lajmin e publikuar ka ushtruar edhe Jeton Buquku, pronar i “Buquku” Sh.P.K., me pretendimin se licenca i ishte hequr në bazë të një gabimi teknik të AUV, por që në listën e kompanive që AUV dje ka dërguar në Veriu.info me sqarime përkatëse, nuk shkruan se ka pasur kurrëfarë gabimi me rastin e heqjeve të licencave të importit te asnjëra prej kompanive të listuara, në mesin e të cilave është edhe “Buquku” Sh.P.K.

Foto: Jeton Buquku – pronar i “Buquku” Sh.P.K.

Kujtojmë se me 18 prill ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, kishte publikuar një njoftim ku thoshte se nga importi i kafshëve më dokumenta të falsifikuara të realizuar me dekada, që paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.

Tutje, Peci tregonte se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në tre muajt e fundit ka pezulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe Bashkimit Evropian për 28 operatorë ekonomik, për të cilët thoshte se Prokuroria posedon faktet edhe për falsifikim të dokumentacioneve nga operatorë të caktuar ekonomikë, ku dëmi financiar i shkaktuar, sipas tij, ishte qindra miliona euro në dëm të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, pa u bërë një javë nga ky njoftim i ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, Veriu.info kishte zbuluar se AUV kishte nisur shfuqizimin e këtyre vendimeve për pezullim të licencave, ku dje kemi siguruar zyrtarisht listën e plotë të këtyre 28 operatorëve ekonomik, të cilën një ditë më herët e kishim publikuar të pjesëshme duke u thirrur në burime.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

JU REKOMANDOJMË

“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë: Drejtësia do të triumfojë – Presidentin e presim në shtëpi

“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë: Drejtësia do të triumfojë – Presidentin e presim në shtëpi
15/02/2026 - 12:05

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, vizituan sot nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, Nënën Hyrë, duke marrë mbështetje të fuqishme për marshin që...

Më shumëDetails

Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një turp ndërkombëtar dhe bombë mbi Kosovën

“Çorbë kaq e shpifur”, Edi Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia
15/02/2026 - 11:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi sot kërkesën Prokurorisë së Hagës për dënimin me 45 vite burg të ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një turp për...

Më shumëDetails

“Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, OVL-UÇK përkujton dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt – Emrat

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
15/02/2026 - 11:09

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë OVL, duke nderuar ata thotë...

Më shumëDetails

Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona
15/02/2026 - 10:39

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të...

Më shumëDetails

Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”
15/02/2026 - 10:24

Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis...

Më shumëDetails

Persona të panjohur depërtojnë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
15/02/2026 - 09:52

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit dhe kanë vjedhur dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë