Përmes një reagimi publik, AKR njofton se pas diskutimeve dhe konsultimeve të brendshme, ka vendosur që në këtë fazë të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
“Ky është një vendim i menduar me përgjegjësi dhe me fokus të plotë tek e ardhmja e AKR-së. Në periudhën në vijim, energjia jonë do të përqendrohet në ristrukturimin e tërësishëm të partisë, riorganizimin e brendshëm, krijimin e një platforme të hapur për ide dhe hartimin e një programi modern që adreson realisht sfidat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njfotim.
Aty thuhet se AKR beson se qytetarët kanë nevojë për një alternativë serioze, profesionale dhe të besueshme politike.
“Prandaj, ky proces reformimi synon ta pozicionojë AKR-në si një forcë politike për të gjithë ata që kanë humbur besimin tek politika dhe tek mënyra se si është bërë politika deri më sot”, thuhet në njoftim.














