Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në pamjet e publikuara nga Burim Ramadani, shihet se aksidenti është mjaft i rëndë dhe në vend të ngjarjes kanë arritur forca policore, ndidhma e shpejtë si dhe zjarrfikësit.


“Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet! Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor! Lutem për jetën e të aksidentuarve! Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit”, ka shkruar ndër të tjera ai.












