Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të kësaj komune.
Postimi i plotë:
Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme!
SL