Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tetman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.