Një aksident trafiku ka ndodhur më 14 dhjetor në fshatin Tërrnavc të Skenderajt ku ka mbetur i lënduar një person, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Aksidenti ka ndodhur mes një kombi, i cili nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër shoferi i së cilës u dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Raporti i plotë policor:
Fsh. Tërrnavc, Skenderaj 14.12.2021-07:35 . I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij VW Kombi me targa vendore, nga pakujdesia godet automjetin WV Golf të cilin e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës Golf i cili është dërguar për tretman mjeksorë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./Veriu.info/