Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”

02/06/2025 - 20:54
në Kryesore, Lajme
A A
Pllana: ”13 fëmijë janë të vrarë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuar në emisionin “Five”, ish-gazetari i luftës dhe njëri nga dëshmitarët më të dokumentuar të krimeve serbe në Kosovë, Nusret Pllana, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të vendit për mungesën e kujtesës institucionale dhe harresën që po rëndon mbi viktimat e gjenocidit.

“Shqiptarët edhe ashtu, ju e dini të gjithë, por edhe ne që defekt – kushtimisht po them – e kanë kujtesën e shkurtë. Harresa e kujtesës historike vazhdon të mbetet defekt, dhe një nga fenomenet më të shëmtuara të shqiptarëve”, deklaroi ai.

Pllana shprehu tronditjen e tij për mënyrën se si janë lënë në harresë viktimat më të pafajshme të luftës – fëmijët.

“Me u harru kaq shpejt, kaq lehtë, me kaq gjakftohtësi 1392 fëmijë të vram vetëm në luftën e fundit, në fund të shekullit 20, në zemër të Evropës demokratike… edhe 40 të tjerë në periudhën e viteve 1981–1997 që s’i përmend kurrkush.”

Ai denoncoi me tone të ashpra mungesën e një objekti muzeal mbi gjenocidin serb, sidomos për luftën e fundit në Kosovë, duke e cilësuar këtë një turp të klasës politike që ka udhëhequr vendin pas çlirimit.

“Me vetë faktin që qe 26 vjet, edhe pse është derdhë lumë gjaku për këtë liri që po e gëzojmë sot, një objekt muze mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve – sidomos të kësaj lufte të fundit në Kosovë – nuk është ngritë nga asnjë qeveri.”

Pllana solli me emra dhe shifra disa nga tragjeditë më të rënda familjare të kryera gjatë luftës:

Familja e komandantit legjendar Adem Jashari: 13 fëmijë të vrarë.

Familja e Poklekut të Drenicës heroike: nga 54 të vrarë krejt civilë, 23 ishin fëmijë – më e vogla Lirije Muqolli, vetëm 6 muajsh.

Familja Berisha: 49 të vrarë, prej tyre 19 fëmijë.

Familja Gërxhaliu: 13 të vrarë, e gjithë familja – “me prind, me babë, me nanë, me gjysh, me gjyshe, me fëmijë” – e zhdukur në një ditë.

“Familja e Selatin Gërxhaliut e cila e pat më 31 maj përvjetorin e vrasjes, një krim që nuk mbahet mend që një familje të zhduket e tëra”, tha Pllana.

JU REKOMANDOJMË

“E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurti nuk i përgjigjet Prokurorisë”, Rama thotë se pushteti i VV po mbjell frikë

Përparim Rama emëron një drejtor të ri në Komunën e Prishtinës
21/05/2026 - 18:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, lidhur me zhvillimet në Skenderaj para disa ditësh, ku njësia speciale u pa natë në qytet, duke e...

Më shumëDetails

Një dron shkel hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre avionë luftarakë

Një dron shkel hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre avionë luftarakë
21/05/2026 - 17:25

Letonia tha të enjten se kishte zbuluar një dron që fluturonte në hapësirën ajrore të vendit dhe se avionët luftarakë të NATO-s u aktivizuan për të luftuar kërcënimin,...

Më shumëDetails

Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën e Veriut: Mbështetje për lëvizjen e lirë të të gjithëve

Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën e Veriut: Mbështetje për lëvizjen e lirë të të gjithëve
21/05/2026 - 17:20

KFOR ka njoftuar se, policia ushtarake Carabinieri, ka kryer patrullime në Mitrovicën Veriore. Në njoftimin e KFOR’it shtohet se policia këto patrullime i kryen rregullisht, me ‘’qëllim sigurimin...

Më shumëDetails

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen e trupave amerikane

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen e trupave amerikane
21/05/2026 - 17:12

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Suedi më 21 maj për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, teksa aleatët evropianë kërkojnë siguri lidhur me...

Më shumëDetails

FSK stërvitje te Liqeni i Badovcit, Komuna e Prishtinës: Mos u shqetësoni nëse shihni lëvizje e përdorim të armës

FSK stërvitje te Liqeni i Badovcit, Komuna e Prishtinës: Mos u shqetësoni nëse shihni lëvizje e përdorim të armës
21/05/2026 - 17:09

Komuna e Prishtinës ka dalë me një lajmërim për stërvitjet e FSK’së në zonën e liqenit të Badovcit sot dhe nesër. Kryeqyteti tha se do të ketë lëvzje...

Më shumëDetails

Mesazhe antishqiptare në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarët s’ka

Mesazhe antishqiptare në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarët s’ka
21/05/2026 - 16:48

Rikthehen tensionet në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë për të drejtën e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare. Tensionet ndëretnike tani kanë kaluar me mesazhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

    Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Hoxha: S’po je në gjendje me na i numëru tri projekte madhore – Me çfarë parametra je tu na e lypë votën?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë