Arditi Tours, kompani turistike, ka dalë me sqarim lidhur me aksidentimin e një autobusi të tyre që po vinte me udhëtarë nga Zvicra për në Kosovë.
Në sqarimin e tyre në ‘Facebook’ thuhet se aksidenti ka ndodhur tri kilometra afër kufirit Serbi-Kosovë. Sipas tyre, shoferi i firmës së autobusëve është detyruar të devijojë krahun me qëllim që të minimalizojë rrezikun, meqë një i moshuar ka humbur vetëdijen e vozitjes.
Të njëjtit kanë bërë me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, e që nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Ju njoftojmë se dje gjatë rrugës Zvicër Kosovë ka ndodhur një Aksident trafiku 3 km afer kufirit Serbi Kosove afër Dheu Bardh dhe i sqarojme publikut se deri te aksidenti ka ardhur ku një veture me targa Serbe nje person i moshuar ka hup vedijen e vozitjes dhe ka dalur ne krahin e kundert ne drejtim te Autobusit dhe nga refkelset e mira te Vozitesit të Autobusit per te anashkalaur nje aksident në njerz ka ikur ne krahin e majte dhe vetura me targa te Vranjes e ka goditur Autobusin ne pjesen e djathte me dëme Materiale per te cilat nuk bemi merak pasi te gjithe Pasagjerët kane qene shumë mirë dhe pa asnje shenje të vogël as te gervishjeve.
Krejt kjo ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe këte e ka konfimruar edhe Policia e Bujanovcit se Vetura në fjalë ka qenë Fajtore”, thuhet në njoftimin e tyre. /Insajderi.org/