Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është e kaluara e errët e dy biznesmenëve Idriz Ejupi e Halil Hasani, që po ndërtojnë objektin ku vdiq Fatlum Haradini në Veternik

06/04/2025 - 21:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kjo është e kaluara e errët e dy biznesmenëve Idriz Ejupi e Halil Hasani, që po ndërtojnë objektin ku vdiq Fatlum Haradini në Veternik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Si pasojë e aksidenteve në punë, nga viti 2011 e deri në gjysmën e vitit 2022 nga aksidentet në punë kanë vdekur 145 punëtorë, përderisa në vitet vijuese është i vështirë numërimi tyre, të cilët po mbesin vetëm raportime momentale, por që askush nga shteti nuk merret seriozisht me këtë problematik.

Dje, në lagjjen Veternik të Prishtinës dy punëtor i kishte zënë dheu, përderisa njëri prej tyre fatkeqëisht humbi jetën. Fjala është për 40 vjeçarin Fatlum Haradini.

“Sot rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha dje zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Në vendngjarje dolën edhe inspektorët e Inspektoratit të Punës, të cilët vendosen shirita, duke bllokuar përkohësisht vendpunishten.

Shiritat në këtë vendpunishte të objekteve banesore e biznesore që po i ndërton kompania “Alb Dizajn” Sh.P.K. nga Podujeva gjenden akoma të vendosur, por që përreth nuk shihet asnjë punëtorë apo përfaqësues i kompanisë “Alb Dizajn”.

https://veriu.info/wp-content/uploads/2025/04/InShot_20250406_205517268.mp4

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i ndjeri Fatlum Haradini ishte punëtor i kompanisë “Izolimi Trade” Sh.P.K., e cila po kryente punime në objektet e “Alb Dizajn” Sh.P.K., ani pse moti ishte i keq.

Veriu.info mëson se pas ngjarjes tragjike të ndodhur dje, policia ka intervistuar përfaqësues të kompanisë “Alb Dizajn” në kuadër të hetimit që po e bën policia dhe Inspektorati i Punës për zbulimin e shkaku që dërgoj në zënien e dy punëtorëve nga dheu.

Përkundër pyetjeve të dërguara, ku i kemi pyetur për shkakun që dërgoj në rrëshqitjen e dheut, se a kishte kontratë pune punëtori i ndjerë dhe se a ishin punëtorët të pajisur me mjete të duhura pune, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje përfaqësuesit e “Alb Dizajn” Sh.P.K. dhe “Izolimi Trade” Sh.P.K.

Edhe pse se jeta e një punëtori u shua në mënyrë të rëndë, duke e zënë dheu në vendin e punës nga ku siguronte jetesën për vete e familjen, kompania që po ndërton objektet aty “Alb Dizajn” Sh.P.K. nuk ka gjetur kurajë deri më tash të publikoj asnjë postim për të shprehur dhimbjen për vdekjen e Fatlum Haradinit. Postim ngushëllues nuk ka bërë as “Izolimi Trade” Sh.P.K.

Kush është “Alb Dizajn” Sh.P.K.?

Kjo kompani është e regjistruar në ARBK si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ku aksionarë me nga 25% janë: Idriz Ejupi, Halil Hasani, Fatmir Ejupi dhe Dardan Ejupi.

Nga një hulumtim i bërë prej Veriu.info kemi gjetur se Idriz Ejupi është pronar edhe i kompanisë “Alb Petrol” Sh.P.K., kompani të cilën në vitin 2022 e kishte karakterizuar një skandal, pasi që asokohe raportohej se kishte nxjerrë nga banesa që po ndërtonte një nënë me fëmijë në orët e natës, përkundër që ajo e kishte blerë dhe paguar banesën (https://insajderi.org/kompania-alb-petrol-e-nxjerr-nga-banesa-qe-e-pagoi-gruan-me-gjithe-femije-denoncon-avokati-foto/)

Media e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese “Balkan Insight” në vitin 2010 kishte raportuar (https://balkaninsight.com/2010/09/20/five-held-in-kfor-fuel-smuggling-raids/) se si disa persona janë arrestuar për kontrabandë me naftë. Siç raportonte asokohe “Balkan Insight”, këta biznesmenë dyshoheshin që gjatë viteve 2008 dhe 2009 kishin blerë rreth 3 milionë litra naftë të KFOR-it, pasi që pjesëtarët e kishin shitur ilegalisht. Në mesin e këtyre pesë personave ishte edhe Idriz Ejupi i kompanisë “Alb Petrol”, që është njëra prej tre pompave të derivateve ku dyshohej se ishte shitur kjo sasia marramendëse e naftës së kontrabanduar.

Aksionarë tjetër i kompanisë “Alb Dizajn” Sh.P.K., është biznesmeni kontravers nga Vushtrria, Halil Hasani, i cili po ashtu ishte arrestuar për kontrabandë, që asokohe lidhej kryesisht me pjesën veriore të Kosovës.

Mediat raportonin në vitin 2012 se EULEX-i, në mesin e gjashtë personave kishte arrestuar edhe Halil Hasanin në një operacionit në kuadër të hetimit në lidhje me krim të organizuar, kontrabandë me mallra, evazion tatimi, shmangie mashtruese të taksave importuese dhe pastrim parash. (https://kallxo.com/gjate/eulex-arreston-gjashte-per-krim-te-organizuar/)

Ndryshe, Halil Hasani – Lili ka edhenjë kompani tjetër ndërtimi me njërin prej aksionarëve të “Alb Dizajn”, Fatmir Ejupin. Fjala është për “Max Company” Sh.P.K., edhe kjo e regjistruar në Podujevë. Që të dy kompanitë kanë përfaqësues të autorizuar Fatmir Ejupin dhe të njëjtin numër kontakti./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Lladrovci: U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së, për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë

Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!
11/05/2026 - 18:00

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në ‘Facebook’ pas mbledhjes dë Kryesisë së kësaj partie. Sipas tij, u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. “Kreatorët...

Më shumëDetails

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet rikthimi i Fatmir Limajt
11/05/2026 - 17:56

Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net. Vendimi është...

Më shumëDetails

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet

OKB paralajmëron: Krizë globale ushqimore nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
11/05/2026 - 17:46

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë