Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person për blere, posedim, shitje të paautorizuar të substancave narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë në bashkëpunim mes policisë, doganës, postës dhe prokurorisë.
‘’BLERJE , POSEDIM ,SHITJE E PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Posta e Kosovës, Pejë / 29.05.2026 – 10:00. Drejtoria për Hetimin me Narkotikë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Postën dhe në koordinim me Prokurorinë kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, dhe tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike si; Methafetamine 2 gram, LSD 60 copë, ketaminë 2 gram, zanakkx-25 copë, exstazi 2×10 dhe një armë pistoletë pa leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportim.













