Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksion i ri i policisë për keqpërdorimet në marrjen e patentë shoferëve, arrestohen 11 të dyshuar

29/05/2025 - 17:45
në Lajme
A A
Aksion i ri i policisë për keqpërdorimet në marrjen e patentë shoferëve, arrestohen 11 të dyshuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

11 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pas aksionit të titulluar “Patenta”.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh, i cili është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë.

Si rezultat i këtij aksioni, 11 të dyshuar janë arrestuar ndërkaq janë sekuestruar edhe prova materiale

Hetimet për këtë rast thuhet kanë filluar muaj më parë, teksa në shënjestër kanë qenë koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.

Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.

Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :

një AK47,
dy revole,
224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),
17 telefona mobil,
3 PC,
2 USB
si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.
Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Qyteti gjerman ofron 2 javë akomodim falas për të tërhequr banorë të rinj
Kuriozitete

Qyteti gjerman ofron 2 javë akomodim falas për të tërhequr banorë të rinj

30/05/2025 - 09:46
Gjermanët kursejnë shumë, po pse?
Lajme

Gjermanët kursejnë shumë, po pse?

30/05/2025 - 09:32
Masat dyvjeçare të BE-së që gjunjëzuan ekonominë e Kosovës
Ekonomi

Masat dyvjeçare të BE-së që gjunjëzuan ekonominë e Kosovës

30/05/2025 - 09:14
Gruaja nga Gjakova shpallet e zhdukur – Doli për në dyqan, nuk u kthye më në shtëpi
Lajme

Gruaja nga Gjakova shpallet e zhdukur – Doli për në dyqan, nuk u kthye më në shtëpi

30/05/2025 - 09:12
Tregu i lirë i energjisë, PDK-së sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së
Lajme

Tregu i lirë i energjisë, PDK-së sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së

30/05/2025 - 09:03
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve
Lajme

Më 2 qershor, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet ta dorëzojë mocionin

30/05/2025 - 08:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pronari i kompanisë që shiti çipsa kancerogjen, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë