Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni nisi në 06:00, bastisje në disa lokacione ku u gjetën armë, 5 të arrestuarit dyshohen për vrasjet e vitit 1998 në Syriganë

01/03/2026 - 11:45
në Kryesore, Lajme
A A
Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se realizuan me sukses operacionin policor të koduar “SYRIGANA”, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, pas një pune intensive dhe hetimi profesional, “kanë zhvilluar veprime hetimore lidhur me vrasjen e gjashtë (6) civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë, Komuna e Skenderajt, gjatë periudhës maj–qershor 1998. Gjatë këtij procesi janë siguruar prova materiale dhe dëshmi relevante, si dhe janë identifikuar persona të dyshuar, për të cilët është përpiluar kallëzim penal dhe dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, njofton policia.

Policia thekson se në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e rastit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime shtesë hetimore, konform autorizimeve ligjore. Si rezultat i provave dhe dëshmive të grumbulluara, prokurori special ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Sot, më 01.03.2026, duke filluar nga ora 06:00, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur nga Njësia Speciale Operative, kanë realizuar planin operativ “SYRIGANA”, në gjashtë (6) lokacione të ndara – pesë (5) në Komunën e Skenderajt dhe një (1) në Mitrovicën e Veriut – ku janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar”, vijon njoftimi.

Gjatë zbatimit të operacionit, përmes prokurorit special është siguruar urdhër verbal për bastisje, i miratuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Bastisjet janë kryer në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse, ku janë konfiskuar: “1 armë e gjatë gjysmë-automatike SKS, kalibër 7.62 x 39 mm, 1 armë brezi e tipit Zastava M-57, kalibër 7.62 x 25 mm, 2 karikatorë dhe 77 fishekë, kalibër 7.62 x 25 mm, 1 pushkë gjuetie 12 GA (prodhim i ish-BRSS) me 17 fishekë dhe një rrethatore brezi dhe uniforma të ndryshme ushtarake dhe pjesë përbërëse të uniformave të ish-ushtrisë jugosllave”.

Me vendim të prokurorit special, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale mbetet e përkushtuar në zbardhjen e krimeve të luftës dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë, duke garantuar sundimin e ligjit dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshortja e Ukë Rugovës e do rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Bashkëshortja e Ukë Rugovës e do rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
01/03/2026 - 12:05

Bashkëshortja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugovës, Blerta Rugova, ka dalë në mbështetje publike për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës për një...

Më shumëDetails

Mentor Mripa: Nuk e ndaj Mitrovicën, politikanët ia kanë huq

Mentor Mripa: Nuk e ndaj Mitrovicën, politikanët ia kanë huq
01/03/2026 - 11:29

Gazetari dhe këngëtari Mentor Mripa në emisionin “Weekend” në Klan Kosova foli për agjërimin e tij 33-vjeçar, duke theksuar se për të është e rëndësishme të agjërojë plotësisht,...

Më shumëDetails

Krejt çka dihet për sulmin amerikan dhe izraelit ku u vra lideri suprem iranian, dhe sulmet hakmarrëse të Teheranit

Krejt çka dihet për sulmin amerikan dhe izraelit ku u vra lideri suprem iranian, dhe sulmet hakmarrëse të Teheranit
01/03/2026 - 11:14

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën të shtunën një sulm të përbashkët masiv ndaj Iranit, duke vrarë udhëheqësin suprem Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje...

Më shumëDetails

Vrasja e Khameneit, kush do të udhëheq deri në zgjedhjen e prijësit të ri, flet njeru kyç i sigurisë në Iran

Vrasja e Khameneit, kush do të udhëheq deri në zgjedhjen e prijësit të ri, flet njeru kyç i sigurisë në Iran
01/03/2026 - 10:49

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, foli për procesin e transferimit të pushtetit në Iran pasi Ajatollah Ali Khameneit u vra dje nga...

Më shumëDetails

Arrestohen pesë persona në Skenderaj

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
01/03/2026 - 10:29

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte....

Më shumëDetails

Punëtori humb jetën pasi goditet nga rryma në Prizren

Punëtori humb jetën pasi goditet nga rryma në Prizren
01/03/2026 - 10:20

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren. Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Londrimit i ndodh e papritura pasi fitoi “BBVK 4”

    Londrimit i ndodh e papritura pasi fitoi “BBVK 4”

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dronë që u përdorën për herë të parë, amerikanët publikojnë pamjet e sulmit mbi Iranin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Britania e Madhe nis aeroplanët drejt Lindjes së Mesme

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti ia shuan shpresat Osmanit? Tregon se çfarë do të ndodhë me çështjen e presidentit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë