Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza e Prokurorisë Speciale që prek pronarët e mediave, Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu

14/12/2024 - 00:10
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza e Prokurorisë Speciale që prek pronarët e mediave, Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e pasditës, më 13.12.2024, ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze e cila prek disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumentave, dhe – shpëlarje e parave.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Tutje, në njoftim thuhet se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumentave, dhe – shpëlarje e parave.

Prokuroria nuk ka përmendur emrat e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza dhe as emrat e bizneseve, ndërsa në publik janë përmendur emrat e pronarëve të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka dhe pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njërit prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Luarasi.

Pak minuta pas pranimit të komunikatës së Prokurorisë, Kallxo.com ka kërkuar nga Gjykata e Prishtinës që sipas ligjit të ofrojë qasje në aktakuzën e redaktuar të këtij rasti, mirëpo deri në publikim të artikullit Gjykata nuk ka dhënë qasje në aktakuzën e redaktuar. As Prokuroria nuk është përgjigjur për të dhënë detaje për arsyet e aktakuzës.

Në mesin e njerëzve që kanë nisur diskutimin për aktakuzën është Dejona Mihali nga LVV.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “Ende asnjë fjalë për aktakuzën “pastrim parash” Allajbeu – Lluka. Asnjë rrjedhje. Shumë është komplikuar puna nga një anë Spitali Amerikan, reklamat, nga ana tjetër T7, Gazeta express, Grupi Dukagjini. Kush mund ta thyejë këtë heshtje sublime?””.

Të kontaktuar nga KALLXO.com, nga korporata Dukagjini kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar aktakuzën dhe janë të bindur që kjo çështje është vetëm një çështje civile dhe nuk ka vepër penale.

“Nuk kemi marrë asnjë dokument nga Prokuroria por në këtë rast nuk ka çështje mashtrimi por është një çështje civile në mes palëve” – ka thënë njëri nga zyrtarët ligjorë të korporatës, ndërsa avokati Dastid Pallaska, i cili përfaqëson kompaninë në këtë rast, nuk është përgjigjur.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Spitalin Amerikan. Nga Spitali amerikan kanë thënë se informacionin mbi ngritjen e aktakuzës e kanë marrë nga portali i Prokurorise dhe nga mediat dhe se të hënën avokatët do të kërkojnë të njihen me aktakuzën e ngritur.

“Ne ende nuk e kemi pranuar me shkrim si institucion aktakuzën. Të hënën avokatët tanë do të kërkojnë aktakuzën dhe ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë kudo që të kërkohet. Aktakuza mendohet se është e lidhur me aktivitetin e hershëm, rreth vitit 2014 dhe aty janë disa biznese bashkëpunëtore dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me media”- thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan për KALLXO.com.

I paqasshëm për të komunikuar ka qenë edhe Klodi Allajbeu, që është pronar i këtij Spitali.

Familja Allajbeu sipas regjistit të MOM zotëron disa media, përfshirë T7.  Familja Lluka është po ashtu pronare e RTV Dukagjini sipas regjistrit të MOM./Kallxo.com

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë