Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave

14/12/2024 - 14:50
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, dërgim i parave jashtë shtetit dhe blerje të pronave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allejbeu pronar i “American Hospital Kosova” me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila jep detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.

Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumenti pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014 anipse “Medbrand KS”  nuk kishte qenë si subjekt i e regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

Klodian Allajbeu aksionar në “American Hospital Kosova” dhe drejtori i këtij spitali, Igli Larashi akuzohen për falsifikim të dokumenteve pasi kishin përdorur  dokumente të falsifikuara për shit-blerjen në vlerë prej 4, 703, 999, 98 (4.7 milion euro) të datës 23.10.2014 në mes të shitësit “Medbrand Ks” dhe blerësit “American Hospital Kosova” dhe të njëjtat dokument ia kishin prezantuar  Administratës Tatimore të Kosovës. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshje për shit-blerje, sipas aktakuzës, “Medbrand KS” nuk ishte si subjekt i regjistruar.

Pika tjetër e aktakuzës i ngarkon Edlira Malajn, Igli Larashin dhe Korab Llukën i cili ishte përfaqësues i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se kanë nënshkruar dokumente të falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme. Ata ngarkohen se nënshkruan në  mars të vitit 2021 “Kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 23.12.2020 dhe e përdorën duke ia dorëzuar ATK-së, me qëllim të vënies në lajthim se kinse kishin nënshkruar para se AKT kishte filluar procedurat hetimore ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Malaj, Larashi dhe Lluka kishin kryer këtë veprim me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të pagesës prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro nga ana e “American Hospital Kosova” dhe Qendrës Kardiake të Kosovës”.

Veç kësaj, pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Klodian Allajbeun, Edlira Malajn dhe Korab Llukën për nënshkrimin e dokumentit të falsifikuar dhe të rremë si “Aneks kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 22.03.2021 me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të faturës mes “American Hospital Kosova” dhe “Qendrës Kardiake të Kosovës” në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Edlira Malajn dhe Ekrem Llukën si pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se në bashkërkeyrje kanë nënshkruar dokument të falsifikuar dhe të rremë dhe të njëjtin ia kanë paraqitur AKT-së me qëllim që ta vejnë në lajthim ATK-në se kinse shtirblerjen e pajisjesve nga “Qendra Kardiake e Kosovës” te “Medbrans Ks”.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon sërish Edlira Malajn bashkë me Korab Llukën për nënshkrim të dokumenteve të flasifikuara dhe të rreme me qëlllim që ta vejnë në lajthim ATK-në me qëllim për të justifikuar mosdeklarimin e faturës në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.

financimit të terrorizmit.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar në numrin e “Spitalit Amerikan”, mirëpo recepsionistja ka thënë se për të shtunën dhe të delen nuk mund të japin asnjë koment. Ka rekomanduar të kontaktojmë të hënën.

“Për sot e kanë përfunduar orarin e punës, vetëm të hënën prej orës 8 deri në orën 16 mund të flisni me dikë”, ka thënë një zyrtare në recepsionin e “Spitalit Amerikan”.

“Betimi për Drejtësi” ka thirre numrat e kompanisë së Ekrem Llukës dhe në kompaninë “Medbrand Ks” me pronare Edlira Malaj, por askush s’është lajmëruar për të komentuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila ka njoftuar një ditë më parë se pesë persona po akuzohen për shpëlarja parash e falsifikim të dokumenteve./BetimipërDrejtësi/Veriu.info 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami pret në takim deputetë të Bundestagut gjerman: Folëm për nevojën urgjente të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës
Lajme

Bajrami pret në takim deputetë të Bundestagut gjerman: Folëm për nevojën urgjente të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës

16/07/2025 - 22:09
Von der Leyen: Ndalimi i TikTok-ut në BE nuk përjashtohet
Kryesore

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16/07/2025 - 22:04
Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë
Lajme

Mehmeti kritikon Kurtin për qasjen ndaj partive opozitare: Kështu s’mund ta bëjë qeverinë

16/07/2025 - 21:51
Altin Krasniqi: Sot, babait tim po i bëhen 15 vjet në burgje, po plaket në qeli, larg vendit të tij
Lajme

I biri i Jakup Krasniqit, Altini: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

16/07/2025 - 21:30
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…
Lajme

“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti…

16/07/2025 - 21:15
Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë
Kryesore

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë

16/07/2025 - 20:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë