Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

16/07/2025 - 14:17
në Kryesore, Lajme
A A
“Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një skandal është tentuar të fshihet në Kaçanik. Në këtë rast janë të përfshirë eprorë të lartë policorë, figura politike dhe një biznesmen. Sipas burimeve të Insajderit, zyrtarët policorë të patrullës janë vënë nën presion nga këto figura të fuqishme: Eprori i njohur si “Reksi”, deputeti Enver Hoxhaj dhe biznesmeni Bujar Bela. E gjitha ndodhi për një gjobë.

Si ndodhi rasti?

Më datë 09.07.2025, zyrtarët policorë të patrullës kanë pranuar një denoncim për muzikë live që po shkaktonte zhurmë dhe po shqetësonte banorët.

Zhurma vinte nga një shtëpi private. Personat që ndodheshin aty u thanë policëve se brenda ishin eprorë të lartë dhe se, nëse nuk tërhiqeshin, do të largoheshin nga puna.

Përfshirja e biznesmenit, deputetit dhe eprorit të policisë

Sipas një denoncuesi që ka kontaktuar Gazetën Insajderi, nga shtëpia ka dalë i pari biznesmeni Bujar Bela.

Ai ka refuzuar ta ndalë muzikën dhe ka sharë zyrtarët policorë, duke i kërcënuar se do t’i largojë nga puna pasi kishte lidhje me zyrtarë me ndikim.

“Tash e thërrasim na shefat e juve dhe ju qesim krejt prej pune,” citohet të ketë thënë Bela.

Zyrtarët e patrullës kanë insistuar që të shqiptojnë gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Nga shtëpia, sipas të njëjtit burim, kanë dalë edhe persona të tjerë që ishin nën ndikim të alkoolit dhe kanë ofenduar policët.

Në konfliktin verbal është përfshirë edhe deputeti Enver Hoxhaj.

Sipas denoncuesit, Hoxhaj ka ndërhyrë në diskutim me zyrtarët policorë që po tentonin të shqiptonin gjobë për mosrespektim të orarit ligjor.

Deputeti i PDK-së, sipas burimit të Insajderit, u është drejtuar me fjalët, “S’bën me dënu ju Bujarin se s’e njihni kush është Bujar Bela. Largohuni kadale, mos të ndodhë ndonjë problem këtu”.


FOTO: Enver Hoxhaj dhe biznesmeni Bujar Bela

Por, ngjarja nuk përfundoi aty.

Në ‘skenë’ doli edhe një person me rroba civile, i cili me ton të lartë tentoi të shfaqte autoritet ndaj zyrtarëve që po përpiqeshin të shqiptonin gjobën.

“A e dini kush jam unë? A e dini që unë menjëherë ju qes prej pune? Kush jeni ju që vini e ja ndalni muzikën Reksit? A e dini që ky Reksi ju qet prej pune menjëherë? Veç që keni ardhë këtu, kam me ju suspendu”

Sipas denoncimit, “Reksi” është një epror i lartë policor.

Ai është munduar edhe fizikisht të i afrohet zyrtarëve të patrullës, por është ndalur nga deputeti Enver Hoxhaj.

Zyrtarët e patrullës, pavarësisht presioneve, kanë shqiptuar tri gjoba dhe kanë raportuar rastin në IPK.

Çka thanë Policia dhe IPK për rastin?

Nga Policia e Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, është konfirmuar rasti.

Aty thuhet se ishte një aheng shoqëror dhe policia ka shqiptuar tri kundërvajtje për PRQP.

“Ju njoftojmë se më datën 09.07.2025, rreth orës 23:25, patrulla e stacionit policor në Kaçanik është angazhuar në trajtimin e një rasti që lidhet me prishjen e rendit dhe qetësisë publike (PRQP), për shkak të muzikës me zë të lartë jashtë orarit të lejuar me ligj. Në një shtëpi ku po zhvillohej një aheng shoqëror, policia ka shqiptuar tri kundërvajtje për PRQP”

Policia gjithashtu ka theksuar se, në atë lokacion ishin të pranishëm edhe zyrtarë policorë, është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për të hetuar çdo mundësi përfshirjeje të tyre.

Nga IPK nuk kanë dhënë shumë detaje, por kanë konfirmuar se kanë pranuar informacion për rastin dhe për pretendimin e përfshirjes së një eprori policor.

“Duke iu referuar kërkesës suaj, IPK ju konfirmon se më 10.07.2025, hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacion lidhur me një rast ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’ në Kaçanik, si dhe pretendimin për përfshirjen e një eprori policor në këtë çështje”, thuhet në konfirmimin e IPK-së.

Sipas IPK-së, informacionet janë përcjellë në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave për trajtim fillestar dhe analizë.

“Veprimet e tjera do të ndërmerren në kuadër të autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor,” thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga deputeti Enver Hoxhaj, por ai nuk ka pranuar të flasë.

JU REKOMANDOJMË

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?

MASh ende pa ditarë e tekste, a rrezikohet nisja e mësimit me 1 shtator?
21/08/2026 - 22:45

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, por përgatitjet e Ministrisë së Arsimit po shoqërohen me vonesa në dy procese: furnizimin me...

Më shumëDetails

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’
21/08/2026 - 22:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes...

Më shumëDetails

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona, policia jep detaje
21/08/2026 - 22:18

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit,...

Më shumëDetails

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
21/08/2026 - 22:04

Kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë takuar më nga e mërkura për të diskutuar rreth emrit të presidentit konsensual. Analistë politik vlerësojnë që...

Më shumëDetails

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë

IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
21/08/2026 - 21:47

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit. Siç njofton IHMK, gjatë të shtunës do të mbajte mot i nxehtë, ku, temperaturat minimale do...

Më shumëDetails

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit

Valon Lluka i përgjigjet Pacollit: Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit
21/08/2026 - 21:26

Valon Lluka ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Behgjet Pacolli, duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje dhe akuza të pavërteta. Lluka ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë