Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë kundër A.H., E.M., dhe B.A. për cenim të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen “Trepça SH.A”

16/10/2024 - 15:26
në Lajme
A A
Aktakuzë kundër A.H., E.M., dhe B.A. për cenim të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen “Trepça SH.A”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë“, nga neni 219 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Veriu.info.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për  pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

“Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj. Me këto veprime, të pandehurit A.H., E.M., dhe B.A.,  kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

Bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Kryesore

Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

24/05/2025 - 09:52
Duda Balje: ZRrE, a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës
Kryesore

Përpjekja për të ia marrë votën për Haxhiun, Balje jep detaje të reja: Personi që ma bëri ofertën është doktor, ka qenë UÇK

24/05/2025 - 09:42
Gërvalla: Gazmend Halilaj profil shumë i theksuar – flet qartë në publik
Lajme

Gërvalla: Gazmend Halilaj profil shumë i theksuar – flet qartë në publik

24/05/2025 - 02:38
Rama e lë Prishtinën plot me bërllog, merr pjesë në një meshë në New York
Lajme

Rama e lë Prishtinën plot me bërllog, merr pjesë në një meshë në New York

24/05/2025 - 02:32
Presidenca – Prokurorisë: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Kryesore

Presidenca – Prokurorisë: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?

24/05/2025 - 02:30
Paralajmëron Azemi: Shumë biznese rrezikojnë të mbyllen për shkak të rritjes së çmimit të rrymës
Kryesore

Paralajmëron Azemi: Shumë biznese rrezikojnë të mbyllen për shkak të rritjes së çmimit të rrymës

23/05/2025 - 22:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • ‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Limaj shpalli synimin për postin e kryeparlamentarit, flet Haradinaj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Maturantët serbë në veri dolën për festë në shesh, dikush ia bën shqiponjën – ndërhyn policia

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë