Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit të “Pastrimit”, dyshohet se me punësime të paligjshme dëmtoi buxhetin rreth 115 mijë euro

19/06/2026 - 14:21
në Lajme
A A
Aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit të “Pastrimit”, dyshohet se me punësime të paligjshme dëmtoi buxhetin rreth 115 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Ish-Kryeshefit të “Pastrimit”, Burim Kelmendi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Kelmendi gjatë viteve 2020 dhe 2021 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, dhe në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘’KRM Pastrimi’’, ka tejkaluar kompetencat e tij duke mos respektuar procedurat ligjore të punësimit.

Ai akuzohet se ka nënshkruar gjithsej 89 kontrata pune, përkatësisht 37 kontrata me afat të caktuar për kryerjen e punëve dhe detyrave specifike gjatë viteve 2020 dhe 2021, ndërkohë personat e punësuar kanë mbuluar pozita të rregullta pune.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime i është shkaktuar dëm buxhetit të ndërmarrjes në vlerë prej 114 mijë e 535 euro.

Aktakuza është ngritur edhe N.Rr, i cili akuzohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të ndryshme parash lidhur me punësimin e disa personave.

“Ndërkaq, i pandehuri N.Rr, gjatë muajit mars 2021 në cilësinë e Koordinatorit në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave ‘’Pastrimi’’ në Prishtinë, në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka kërkuar dhe  ka marrë shumën prej 1.500 euro, nga të dëmtuarit J.D., M.D., A.B., G.B., dhe R,N., për punësimin e tyre duke premtuar se do të ushtronte ndikim të kundëligjshëm në vendimmarrjen e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Kelmendi ishte shkarkuar nga Përparim Rama më 8 korrik të vitit 2022

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm. Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022”, kishte shkruar Rama./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

U zgjodh edhe për një mandat deputet, Jakup Nura: Besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua

U zgjodh edhe për një mandat deputet, Jakup Nura: Besimi juaj është nder dhe përgjegjësi për mua
19/06/2026 - 15:15

Kandidati i PDK-së për deputet, Jakup Nura, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë që të për qenë deputet edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës. Jakup...

Më shumëDetails

Nga Gjermania në Kosovë në këmbë: Milloli rrëfen si përshkoi 1500 km për 15 ditë (Video)

Nga Gjermania në Kosovë në këmbë: Milloli rrëfen si përshkoi 1500 km për 15 ditë (Video)
19/06/2026 - 15:07

Mirdon Milloli, i cili është nisur nga Gjermania, ka mbërritur në Kosovë pas një sfide të veçantë, duke përshkuar rreth 1500 kilometra për vetëm 15 ditë në këmbë....

Më shumëDetails

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, KQZ në pritje të ankesave para shpalljes së rezultateve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve, KQZ në pritje të ankesave para shpalljes së rezultateve
19/06/2026 - 14:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e rinumërimit në të gjitha 185 vendvotimet për të cilat ishte marrë vendim për verifikim, duke hapur rrugën për shpalljen...

Më shumëDetails

Zbardhet rasti i Eglant Koçit, dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

Zbardhet rasti i Eglant Koçit, dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij
19/06/2026 - 14:07

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit në Shqipëri, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shaka....

Më shumëDetails

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit
19/06/2026 - 13:10

1432 solucione mjekësore “Compound Sodium Lectate Intravenous Infusion” prej 500 mililitrash janë bllokuar nga barnatorja e Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar njoftoi...

Më shumëDetails

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
19/06/2026 - 12:54

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti, sipas një njoftimi të publikuar, ku është bërë e ditur se çështja është diskutuar edhe në takimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Gmica Travel” vazhdon t’i mashtrojë qytetarët me oferta turistike, gjobitet pesë herë me mijëra euro

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë