Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktgjykimi i Kushtetueses, momentum i ri, ç’do të ndodhë pas 30 ditësh?

27/06/2025 - 15:41
në Kryesore, Lajme
A A
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i 38-ti me radhë, kishte rrjedhë më ndryshe nga vazhdimet e mëparshme. Një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.

Deputetët e të gjitha partive u pajtuan që ta shtyjnë seancën për të dielën, më 29 qershor, në pritje të takimit të thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me drejtuesit e partive të tjera parlamentare, që pritet të mbahet nesër (e shtunë) në orën 16:00.

Partitë më të mëdha parlamentare thanë se do të marrin pjesë në këtë takim.Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së voni deri më 26 korrik, që duket se është momentum i ri në situatën e krijuar në Kuvend.Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në KushtetutëDeputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, tha se Gjykata Kushtetuese dje e ka rikonfirmuar që të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

“Dje aktgjykimi i Kushtetueses ritheksoi atë që është thënë në vitin 2014 vetëm sa e rikonfirmon se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë. Në asnjërin prej pikave të aktgjykimit Gjykata nuk ka thënë se votimi i fshehtë është antikushtetues, siç po thuhet nga opozita. Gjykata ka konfirmuar se votimi i fshehtë është njëra nga mënyra që mund të përdoret.Të gjitha partitë, sidomos ato që kanë anëtarë në Kryesinë e Kuvendit duhet të arrijnë konsensusin, për emrat që duhet të përfaqësojnë Kryesinë e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese dje e ka rikonfirmuar që të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Nuk mund të vijnë në seancë dhe të mos votojnë. Mosvotimi fare është shkelje kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutë”, tha Murati.

Çitaku: PDK ka pasur të drejtë, Kushtetuesja e vërtetoi, koha për kompromis dhe bashkëpunim

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të Kuvendit konfirmon qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së, duke theksuar se partia e saj ka qenë gjithmonë konsistente dhe e gatshme për bashkëpunim politik, raporton Ekonomia Online.“Situata si kjo, në të cilën ndodhet vendi, kërkon kompromis dhe bashkëpunim, ndërsa PDK-ja nuk u është shmangur asnjëherë takimeve apo përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje.

Në takim do të themi po të njëjtat gjëra që i kemi thënë vazhdimisht. Tash e disa muaj, ne besojmë se në politikë dhe në demokraci nuk ka vend për kryeneçësi. Duhet të ketë hapësirë për kompromis dhe për bashkëpunim”, u shpreh Çitaku.

Bajrami: Vetëvendosje e interpreton ndryshe nga krejt Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputetja e LDK Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje po intepreton ndryshe nga krejt Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.“VV-ja e ka në plan ta vazhdojë këtë ngërç politik duke bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë, ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive. Aty janë tri pika në ndërkohe që kur flitet për votimin e fshehtë nuk ka referenca për ndryshimin e rëndit të ditës.Më shumë se 35 herë kemi një mocion procedura që nuk është pjesë e rend it të ditës ka një insistim që të vazhdohet. Na vjen keq që jemi betonuar rreth një procedure. LDK do të marr pjesë nesër në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e VV-së. Nuk mund të presim diçka. Ky tanimë është më shumë shou mediatik”, tha Bajrami.

Haradinaj: U dakorduam për shtyrjen e seancës, s’ishte mirë që Kurti mungoi në takim

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takimin e mbajtur sot të partive politike është arritur pajtimi që seanca konstituive të shtyhet.

“Jemi dakorduar që të shtyhet seanca. Nuk ishte e duhur mungesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në këtë takim të rëndësishëm, ndërkohë që vetë Kurti ka ftuar një tjetër takim për nesër”, tha Haradinaj.

Më parë, ai tha se nëse dakordohen për kandidaturën për kryetar të Kuvendit, AAK-ja voton.Limaj: Porosia e Gjykatës, konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim i forcave politikeDeputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas shtyrjes së seancës së Kuvendit, tha se nesër në ora 16:00 do të mbahet një takim mes drejtuesve politikë.

“Pres që të gjithë të jenë në tavolinë”, tha Limaj.

Më herët, ai tha se porosia e porosia e Gjykatës Kushtetuese është që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim politik i forcave politike dhe i deputetëve“Nuk mundemi ne si Gjykatë t’ju bashkojmë për të ndërtuar marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës. Pak a shumë kështu është interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse interpretohet porosia”, tha Limaj.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i dha një muaj, Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj
Kryesore

Rohde: Këtë mëngjes pata pak shpresë për tejkalim të krizës, s’ka vullnet për zgjidhje

26/08/2025 - 16:23
As i preferuari i Kurtit Nenad Rashiq nuk zgjidhet nënkryetar, VV kthehet te votat e saj në Kuvend, 55
Kryesore

As i preferuari i Kurtit Nenad Rashiq nuk zgjidhet nënkryetar, VV kthehet te votat e saj në Kuvend, 55

26/08/2025 - 16:21
Abidixhiku paralajmëron krizë të re – Votat e PDK’së dhe AAK’së për Bashën thotë se janë ‘‘gabim trashanik’’
Kryesore

Abidixhiku paralajmëron krizë të re – Votat e PDK’së dhe AAK’së për Bashën thotë se janë ‘‘gabim trashanik’’

26/08/2025 - 16:18
Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic
Ekonomi

Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

26/08/2025 - 16:16
Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar
Lajme

Gjendet një person pa shenja jete në veri të Mitrovicës

26/08/2025 - 16:04
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

Ndërprehet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

26/08/2025 - 15:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dimal Basha zgjedhet kryetar i kuvendit të Kosovës

    Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Kabashi për përjashtimin e gazetarëve të RTK-së: Vendimi u mor ditën kur u ekzekutuan pagat, a ishte ky kompromisi?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë