Janë të shumta figurat publike dhe të tjera që kanë dalë në përkrahje të mësimdhënësit, Lulzim Paci, i cili është kritikuar për vallëzimet e tija të publikuara në rrjetin social Facebook dhe Tiktok
Ndër to figura është edhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i cili i ka dalë në përkrahje prof.Lulzim Pacit.
Fatmir Spahiu ka shkruar se ai do të hapë një llogari në rrjetin social “TikTok” vetëm që të shikojë videot e profesorit të biologjisë, ku edhe i ka uruar allezim te kendeshem dhe te mos e ndal pasionin e tij. “Boll mire po kcejke” shkruan Spahiu.
“Ky eshte nje problem i shoqerise tone, problem shume i madh bullizimi i te gjith atyre qe kane deshire te shfaqin dicka qe e kane pas pasion e deshire. Mos te harrojme, ky profesor nuk eshte nga ata qe i kemi pa tu ra shuplake naj nxenesi e tragjedi tjera. Njerit i vallzohet e le te vallezoj ne sallonin e tij”, ka shkruar Spahiu.