Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

15/07/2025 - 17:21
në Lajme
A A
Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Patriotizmi” dhe “Bashkimi Kombëtar” janë dy fjalët më të përdorura nga politikanët për qëllime elektorale në vazhdimësi në këto vite që kur Kosova është çliruar, ani se pak ose po thuajse asnjë veprim nuk është bërë konform misionit të atyre fjalëve.

Deri këtu gjithçka në rregull, pasi qytetarët tashmë e kanë kuptuar qëllimin e politikanëve, por fatkeqësisht politikanët nuk janë të vetmit përdorues të këtyre togfjalëshve. Një gjë të tillë vitet e fundit kanë bërë edhe biznesmenët të cilët në emër të patriotizmit dhe bashkimit të popullit shqiptar si një “i vetëm”, na kanë folur pa rreshtur se patriotizmi dhe dashuria kombëtare shprehet duke vizituar bregdetin shqiptar, shkruan Veriu.info.

Ta zëmë si të mirëqenë një gjë të tillë, ani pse biznesi nuk njeh as kufij e as identitet kombëtar e asnjë lloj tjetër, pasi në vetvete ka për qëllim fitimin financiar, kur këta biznesmen kalojnë nga njëri krah në tjetrin atëherë bëhet e kuptueshme se vështirë se qëndron një mision kaq fisnik i proklamuar në emër të fitimit financiar.

Biznesmeni kosovar Ruzhdi Kurtishaj për vite të tëra ka proklamuar turizmin shqiptar si destinacioni i duhur për kosovarët, edhe për shkak të çmimeve të arsyeshme dhe qëllimeve për bashkimin e popullit shqiptar si një i vetëm.

Me një kërkim të lehtë në Facebookun e tij, kuptohet se gjithçka çfarë ka bërë është proklamimi i bregdetit shqiptar dhe çmimet e arsyeshme, por çuditërisht ka bërë një kthesë befasuese duke kritikuar ashpër turizmin shqiptar për çmime të çmendura.

Biznesmeni që dikur postonte se një peshk në super plazhin e Shqipërisë kushtonte 10 euro, i njëjti në Prishtinë sipas tij ishte 15 euro, sot përnjëherë ka ndërruar qasje duke e prezantuar vendin amë si vend me çmime astronomike.

Madje hiq më larg se para 1 muaji në një intervistë në një televizion shqiptar ai mbronte pikëpamjen e tij se Shqipëria ofron çmime shumë të volitshme, duke theksuar se a mund t’ia gjejë dikush një vend në Evropë ku kafja buzë detit kushton 80 cent.

Kur gazetarja e sfidoi për këtë pjesë ai e mbronte qëndrimin e tij me fanatizëm.

Kurtishaj shkoi edhe më larg duke thënë se propaganda e vitit të kaluar për çmimet në bregdetin shqiptar ka qenë e nxitur nga grekët ose sllavët, pasi sipas tij çmimet krahasuar me vitin e kaluar kanë ndryshuar shumë pak.

Por mjaftuan 1 muaj kohë që Kurtishaj të fillojë vet thirrjet për turizmin shqiptar që të ndërhyjë pasi çmimet janë sipas tij astronomike, duke e rrezikuar kështu këtë fushë të ekonomisë shqiptare.

Ai në një deklarim për media ka thënë se çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën ‘all inclusive’, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

“Nëse e krahasojmë një çmim 150 euro në Vlorë krahasimisht me hotelet greke sigurisht që Greqia do të jetë atraktive për pushuesit e Kosovës. Thirrja ime është për resorët turistike në Shqipëri që të shikojnë me kujdes të madh çmimet me Kosovën, unë kam raporte të mia personale me hotelet, me shumicën prej tyre dhe ju bëjë thirrje që të jenë të arsyeshëm në ngritjen e çmimeve sepse akoma Shqipëria, përkatësisht turizmi në Shqipëri ka nevojë për ngritje të cilësisë dhe jo akoma pa ngritur cilësinë, të ngrisin çmimet dhe realisht t’i largojnë pushuesit” tha Kurtishaj.

Natyrshëm shtrohet pyetja: Pse Kurtishaj nuk e ka ngritur këtë çështje në fillim të sezonit, por pikërisht në pikun e sezonit turistik, pasi ngritja e çmimeve nuk është diçka e re. Kjo ka ndodhur edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, ku me një kërkim të thjesht kuptohet se afërsisht çmimet në restortet shqiptare nuk është se kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar.

Normalisht çmimet e bregdetit shqiptar vitet e fundit janë bërë të papërballueshme për qytetarët e Kosovës, madje shpeshherë shumë më të larta se në Turqi e vendet tjera.

Por e çuditshmja është pse kjo çështje nuk është ngritur më herët nga biznesmeni në fjalë por pikërisht tani?!

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën

17/01/2026 - 01:09
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë
Lajme

Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tryezë

16/01/2026 - 22:54
Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik
Kryesore

Rinumërimi i votave mund të ‘‘ndikojë’’ në afatet Kushtetuese, zgjedhja e Presidentit në rrezik

16/01/2026 - 22:45
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Kjo është mosha e këmbësorit që u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

16/01/2026 - 22:35
9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur
Lajme

9.5 milionë euro rrymë u importua për 16 ditë, KESCO: konsumi është rritur

16/01/2026 - 22:30
E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
Lajme

Të hënën sy e vesh nga LDK-ja – A do t’ia japë partia “zarfin e zi” Lumir Abdixhikut?

16/01/2026 - 22:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Asamblisti i VV-së kërkon dorëheqjen e Kryetarit të degës: Frikacak, shko në AAK ku e ke vendin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dorëhiqet nga AAK një nga më të votuarit në Gjakovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë