Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuza të rënda kundër pushtetarit Gazmend Muhaxheri: “I ke blerë 11 hektarë, ku i more paratë?”-VIDEO

22/09/2025 - 14:46
në Kryesore, Lajme
A A
Akuza të rënda kundër pushtetarit Gazmend Muhaxheri: “I ke blerë 11 hektarë, ku i more paratë?”-VIDEO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një video e publikuar nga aktivisti i Vetëvendosjes në Pejë, Ardit Gërvalla, ka hapur debat të ashpër publik rreth pasurisë së Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në një paraqitje nga terreni, Gërvalla e akuzon Kryetarin se ka blerë dhjetëra hektarë tokë në disa fshatra të Pejës, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejtë: “Ku po i merr paratë për t’i blerë këto toka?”

Ai madje edhe ka publikuar pamje nga parcela që ai pretendon se e bleu Gazmend Muhaxheri, pushtetari i LDK-së në Pejë.

Gërvalla thotë se ndërkohë që qytetarët e Lugut të Baranit vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit, Kryetari i Pejës po investon në blerjen e tokave bujqësore. Ai përmend fshatrat Buqan, Poqestë dhe Krushec si zona ku, sipas tij, Muhaxheri ka blerë prona, duke veçuar një parcelë prej rreth 11 hektarësh në Krushec.

“Nuk ka qytetar në Lugun e Baranit që nuk më ka thënë ‘kryetari ka ble tokë’. Këtu prapa meje janë diku 11 hektarë që Kryetari Gazmend Muhaxheri i ka blerë nga një qytetar i fshatit Krushec”, thotë Gërvalla në video.

Ai vë në dyshim burimin e fondeve të Kryetarit, duke pretenduar se vetëm nga paga e tij si zyrtar komunal nuk është e mundur të krijohet një pasuri e tillë. Në të njëjtën kohë, kërkon transparencë publike mbi dokumentacionin e pronësisë:

“Nëse i ke me dokumente të rregullta, edhe ne ta falim. Mirëpo, sa di unë, këtë parcelë nuk e ke në emrin tënd. Prandaj, prezanto dokumentacionin: në emër të kujt është kjo parcelë?”.

Pjesë e videos:

Ardit Gërvalla, aktivist i Vetëvendosjes në Pejë:

“Kryetar Gazmend Muhaxheri, ujin në Lugun e Baranit nuk na e solle, mirëpo tokën po na e blenë. Është mirë, Kryetar Gazmend Muhaxheri, që t’iu tregosh qytetarëve të Pejës, po ashtu edhe qytetarëve të Lugut të Baranit, se ku po i merr paratë për t’i blerë krejt këto toka.

Nuk ka qytetar në Lugun e Baranit që nuk më ka thënë: ‘Kryetari ka ble tokë’.

Ke në fshatin Buqan, në fshatin Poqestë dhe në disa lokacione të tjera – qytetarët po thonë se Kryetari Gazmend Muhaxheri ka blerë tokë.

Këtu prapa meje janë diku 11 hektarë, të cilat Kryetari Gazmend Muhaxheri i ka blerë nga një qytetar i fshatit Krushec. Kryetar, ku po i merr paratë që t’i blesh të gjitha këto toka? Pasi e dimë që vetëm me një pagë është e pamundur të blesh gjithë këtë tokë dhe të krijosh gjithë këtë pasuri.

Nëse i ke me dokumente të rregullta, edhe ne ta falim. Mirëpo, sa di unë, këtë parcelë nuk e ke në emrin tënd. Prandaj, të parashtroj pyetje publike: prezanto dokumentacionin, pasi që ti vetë, me negociata me qytetarë të fshatit Krushec, e ke blerë këtë parcelë.

Pra, në emër të kujt është kjo parcelë?

Kjo është pyetja publike. Por, po ashtu: Ku je duke i marrë paratë për t’i blerë gjithë këto toka dhe gjithë këtë pasuri që e ke krijuar?

Pres përgjigje.”

Mesazhi i Gërvallës, i artikuluar me tone të ashpra akuzuese, ka për qëllim të shtojë presionin publik mbi Kryetarin Muhaxheri për të sqaruar burimet e pasurisë së tij dhe transparencën e pronave.

Gazmend Muhaxheri ende nuk ka dhënë përgjigje publike ndaj këtyre pretendimeve.

Edhe Auditori i Jashtëm ka qenë i ashpër me komunën që drejton Gazmend Muahxeri, duke nxjerr të dhëna e ngritur dyshime për afera në këtë institucion që drejtohet nga pushtetari i LDK-së

Një raport i Insajderit, bazuar në auditimet e jashtme për Komunën e Pejës në tri vitet e fundit, përfshirë vitin 2024, nxjerr një pamje alarmuese të menaxhimit lokal nën udhëheqjen e Muhaxherit.

Aty jepet një tablo e zymtë: Tenderë të zvarritur, pagesa pa punë, subvencione pa kritere dhe asete të paregjistruara.  Për tri vite, përfshirë edhe vitin 2024, komuna kaloi përmes një spiraleje të përsëritur keqmenaxhimi financiar, që e ka detyruar ZKA-në të lëshojë opinion të kualifikuar për tri herë radhazi — një paralajmërim serioz për transparencën dhe integritetin e pushtetit lokal. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

KQZ mblidhet sot prej orës 17:00, në rend dite miratimi i komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve
18/03/2026 - 12:09

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan, ja për çfarë veprash penale akuzohen

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
18/03/2026 - 12:02

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin...

Më shumëDetails

Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, qeveria “Kurti” me kabinetin më të madh në rajon

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
18/03/2026 - 11:53

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka paraqitur një analizë të strukturës së kabinetit qeveritar. Për këtë,...

Më shumëDetails

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë
18/03/2026 - 11:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga për në pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe asnasjelltas, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas QKMK, kjo...

Më shumëDetails

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt
18/03/2026 - 11:40

Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve, një projekt ky modern që do të rregulloj përfundimisht funksionin e linjave të autobusëve dhe do t'iu shërbej qytetarëve...

Më shumëDetails

Bajrami të premtën, BIK vjen me një njoftim të rëndësishëm

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
18/03/2026 - 11:37

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte. Në komunikatën e BIK-ut është treguar se falja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë