Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat për vjedhje votash në Junik, LDK-ja i reagon ashpër AAK-së: Propagandë dhe shpifje të rënda

16/10/2025 - 21:36
në Lajme
A A
Akuzat për vjedhje votash në Junik, LDK-ja i reagon ashpër AAK-së: Propagandë dhe shpifje të rënda
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të AAK-së për vjedhje votash në Junik.

Dega e LDK-së në Junik ka thënë se partia e AAK-së për shkak të humbjes, në mënyrë të organizuar ka zhvilluar propaganduese dhe shpifëse për njollosjen e procesit zgjedhor.

LDK-ja ka thënë se AAK-ja dëshiron të arsyetohet para elektoratit të saj.

Reagimi i plotë:

Komunikata e LDK Dega në Junik lidhur me deklaratat e pavërteta të përfaqësuesve të AAK-së në Junik

Fillimisht ju faleminderit të gjitha mediave për interesimin dhe për mundësinë që të prezantojmë përgjigjen tonë lidhur me deklaratat shpifëse dhe akuzat e pabazuara të partisë AAK – dega në Junik dhe eksponentëve të tyre.

Më 12 tetor 2025 janë mbajtur zgjedhjet lokale në Komunën e Junikut. Procesi i mbarëvajtjes së zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe pa incidente. Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ, del se LDK është partia e parë në këto zgjedhje. Aktualisht jemi në pritje të numërimit të votave të mërgatës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht. Përndryshe jemi të bindur se pas përfundimit të numërimit të votave, LDK do të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve në komunën e Junikut pa balotazh.

Partia AAK dega në Junik për shkak të humbjes së zgjedhjeve në Junik, në mënyrë të organizuar janë duke zhvilluar një fushatë propaganduese dhe shpifëse me qëllim të njollosjes së procesit demokratik të zgjedhjeve të 12 tetorit në Junik si dhe me qëllim që para elektoratit të tyre të mundohen që të arsyetojnë humbjen dhe debaklin që kanë pësuar në këto zgjedhje.

Në thelb, akuza e AAK përmban dy (2) elemente kryesore:

Sipas tyre, “në vitin 2025 në Junik janë evidentuar rreth 300 votues më shumë sesa në vitin 2021”, si dhe
Sipas tyre, “në Junik në zgjedhjet e 12 tetorit kanë marrë pjesë në votime disa persona të cilët kanë mbiemra ata mendojnë që nuk janë të Junikut”.
Sa i përket rreth 300 votuesve të cilët janë shtuar në listën e votuesve për Komunën e Junikut në vitin 2025, ju njoftojmë si në vijim:

– Në komunën e Deçanit në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 39,875 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 41,444 votues apo 1,569 votues më shumë sesa në vitin 2021.

– Në komunën e Gjakovës në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 113,165 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 121,768 votues apo 8,603 votues më shumë sesa në vitin 2021.

– Në nivel të Kosovës (pra të gjitha komunat) në vitin 2021 kanë qenë të regjistruar 1,885,448 votues. Ndërsa në vitin 2025 kanë qenë të regjistruar 2,025,105 votues apo 139,657 votues më shumë sesa në vitin 2021.

Në vazhdën e të dhënave më sipër, ju njoftojmë se pothuajse në secilën komunë është rritur numri i votuesve në vitin 2025 në raport me vitin 2021. Këtu përfshihen edhe komuna e Deçanit dhe komuna e Gjakovës ku pikërisht AAK ka fituar zgjedhjet (sikurse LDK në Junik). Mirëpo çuditërisht thirrja e tyre për të hetuar procesin zgjedhor për shkak të këtij fakti nuk e përfshin edhe Gjakovën dhe Deçanin ku ata kanë fituar zgjedhjet, por i referohet vetëm Junikut ku ata i kanë humbur zgjedhjet.

E vërteta në gjithë këtë ngjarje, ka të bëj me faktin që Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil në muajin korrik të vitit 2025 ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës se pas muajit 1 gusht 2025, asnjë qytetarë nuk mund të shkarkoj dokumentet e gjendjes civile përmes platformës e-Kosova (as fizikisht në sportelet e komunave), pa i përditësuar të dhënat lidhur me vendbanimet e tyre. Si rrjedhojë, qytetarët në gjithë Kosovën (duke përfshirë edhe Junikun, Deçanin, Gjakovën, Prishtinën, etj) kanë përditësuar adresat e vendbanimeve të tyre në platformën e-Kosova. Më tutje, KQZ përmes ARC ka përditësuar listën e votuesve ashtu që për një numër shumë të madh të qytetarëve në gjithë Kosovën janë ndryshuar vendvotimet. Në fakt edhe mediat kanë raportuar për faktin që shumë qytetarëve u janë ndryshuar vendvotimet e tyre në mënyrë automatike nga KQZ dhe ky fakt tanimë është i njohur për publikun. Përndryshe edhe vet KQZ pak ditë para zgjedhjeve ka bërë një njoftim publik lidhur me ndryshimin e vendvotimeve të qytetarëve.

Sidoqoftë, paradoksi në gjithë këtë mes është fakti që akuzat e AAK drejtohen kundër LDK dega në Junik, për proceset që janë zhvilluar nga KQZ dhe ARC. Natyrisht që një akuzë e tillë është jo vetëm e pabazuar por edhe e palogjikshme. Në anën tjetër, duhet cekur se në RKS është në fuqi edhe ligji nr. 02/L-121 për vendbanimin dhe vendqëndrimin ku secilit qytetar i garantohen e drejta e ndryshimit të vendbanimit në mënyrë të lirë.

Sa i përket ndryshimit të vendbanimit, duhet të shtohet edhe një fakt me rëndësi. Ndryshimi i vendbanimit nuk bëhet nga komunat por nga zyret e gjendjeve civile të cilat janë në kuadër të ARC/MPB. Pra për të ndryshuar vendbanimin, kompetente është MPB përmes ARC dhe jo Komuna. Ky fakt është i mirënjohur pa çka se është i përkufizuar edhe në ligjin në fuqi për vendbanimin dhe vendqëndrimin.

Një shembull tipik të ndryshimit të vendvotimit për shkak të ndryshimit të vendbanimit është po ashtu rasti i z. Ramush Haradinaj i cili është edhe kryetar i AAK. I njëjti jeton dhe vepron në Komunën e Graçanicës konkretisht në lagjen luksoze të njohur si lagja “Marigona”. I njëjti në këto zgjedhje e ka ndryshuar vendbanimin në vendin e tij të lindjes në fshatin Gllogjan të Deçanit, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar pikërisht në Deçan. Konsiderojmë se një veprim i tillë është tërësisht i ligjshëm dhe LDK nuk bën thirrje për të hetuar penalisht këtë rast siç ka bërë thirrje vet partia e z. Ramush Haradinaj.

Kaq sa i përket akuzave për ndryshimin e vendvotimeve. Ndërsa sa i përket rritjes së numrit të votuesve, siç është cekur edhe më sipër, ndoshta në Junik janë shtuar më së paku votues në raport me Komunat tjera (edhe nëse e shprehim këtë rritje në numra por edhe nëse e shprehim në përqindje në raport me numrin e votuesve pjesëmarrës në zgjedhjet e 12 tetorit). Sidoqoftë, rritja e numrit të votuesve mund të ndodhë mbi bazën e shumë faktorëve. Fillimisht, çdo vit në Junik shtohen nga 50 deri në 70 votues të rinj të cilët mbushin 18 vjet dhe regjistrohen si votues për herë të parë. Përndryshe, është fakt i njohur që KQZ në çdo palë zgjedhje vetëm i shton votuesit e rinj në listën e votuesve mirëpo nuk i largon nga lista e votuesve personat që kanë ndërruar jetë. Kjo e shpjegon edhe faktin që në listën e KQZ ka më shumë votues sesa banorë rezident në listën e ASK (Agjencinë e Statistikave të Kosovës).

Tutje, në Junik ndodhin me dhjetëra martesa brenda një viti ku qytetarët e Junikut martohen me qytetarë nga komuna të tjera. Në këto raste çiftet martesore mund të vendosin që të regjistrojnë vendbanimin e tyre në Junik dhe rrjedhimisht të regjistrohen edhe si votues në Komunën e Junikut. Ngjashëm edhe vajzat që kanë lindur në Junik dhe janë martuar mund të vazhdojnë të jetojnë në Junik dhe të jenë votuese të Junikut. Kur jemi te martesat, sipas ligjit në fuqi për familjen, secili qytetar me rastin e lidhjes së martesës ka të drejtën që të ruaj mbiemrin e vet/saj, prandaj kjo mund të arsyetoj edhe faktin që në Junik vazhdimisht është në rritje numri i personave me mbiemra që mund të mos jenë të zakonshëm. Tutje, gjatë mandatit të LDK në Junik, janë krijuar kushte shumë të mira për të bërit biznes. Prandaj ekzistojnë me dhjetëra raste kur personat nga jashtë Junikut kanë zhvendosur vendbanimin e tyre për shkak se kanë gjetur një vend të punës në Junik së sektor të ndryshëm. Mirëpo mbi të gjitha, duhet cekur faktin që Juniku është një nga vendet më të bukura që ekzistojnë në Kosovë. Maja më e lartë në Kosovë është maja e Gjeravicës e cila ndodhet në Junik. Prandaj nuk e kuptojmë pse duhet të kufizohet e drejta e qytetarëve për zgjedhur vendbanimin e tyre sipas ligjit në fuqi.

Sa i përket personave që sipas eksponentëve të AAK në Junik kanë mbiemra që nuk janë të Junikut, duhet potencuar një detaj shumë të rëndësishëm. Asnjë parti politike nuk ka dhe nuk duhet të ketë qasje në listën e personave që kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Prandaj dilema kryesore në këtë rast është se prej nga e paskan siguruar ata informacionin dhe kush paska votuar dhe për kë paskan votuar personat e caktuar në Junik! Vota është e fshehtë pa çka është e drejtë kushtetuese e garantuar. Prandaj AAK nuk do të duhej të dinte se cili person me mbiemër atipik (sipas tyre) paska votuar për LDK në zgjedhjet e 12 tetorit. Prandaj kjo çështje përbën me të vërtetë dyshim të arsyeshëm për hetime penale, dhe jo thirrjet shpifëse dhe të pabazuara nga eksponentët e AAK.

E vërteta është se në territorin e Komunës së Junikut, përkatësisht në lagjen “Agim Ramadani” dhe në lagje të tjera, jetojnë banorë me mbiemra që janë etiketuar padrejtësisht si “të huaj”. Këta janë banorë të vendosur në Junik që nga paslufta dhe taksapagues të rregullt të shërbimeve komunale. Mbiemrat e tillë përfshijnë: Nimanaj, Sadriaj, Neziraj, Nakaj, Topalli, Mazrekaj, Tolaj, Koliqi, Ramaj, Qelaj, Trezhnjeva, Asllani, Sadiku, Veseli, Rama, Kamberi, Ademaj, Latifi, Shahini, Zajmi, Emini, Gjuraj, Kastrati.

Gjithashtu, rikujtojmë se shumë shtete të Bashkimit Evropian u kanë mundësuar qytetarëve të tyre marrjen e dyshtetësive, gjë që ka ndikuar në rikthimin e shtetësisë së Kosovës për shumë bashkëqytetarë tanë që jetojnë jashtë vendit. Kjo po ashtu ka ndikuar që të rritet numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Vlen theksohet edhe një fakt tjetër me shumë rëndësi. Në listat e votuesve të diasporës, të miratuar nga KQZ, figurojnë edhe persona me mbiemrat Berdynaj dhe Bozhdaraj të cilët po ashtu janë mbiemra atipik mirëpo të cilët në rastin konkret janë familjarë të njërit prej kandidatëve të AAK në Junik. Pra edhe familjarët e kandidatëve të AAK kanë mbiemra atipik dhe një fakt i tillë nuk është fare i kundërligjshëm, përkundrazi është diçka krejt normale.

Në fund por jo për nga rëndësia, duhet cekur faktin që AAK në Junik me datë 14.10.2025 ka parashtruar ankesë në PZAP e cila ankesë është hedhur poshtë si e palejuar përmes vendimit me shenjën ZL.Anr.217/2025. Ndër të tjera në këtë vendim, PZAP sqaron faktin që lista e votuesve është përcaktuar qysh para hapjes së fushatës zgjedhore. Në këtë listë kanë pasur qasje të gjitha partitë politike (dhe qytetarët përmes faqes së KQZ), prandaj të njëjtit nëse kanë pasur dyshime apo vërejte, është dashur që atëherë të parashtrohet ankesë dhe jo tani pas përfundimit të zgjedhjeve. Këtij konstatimi të saktë nga PZAP, i shtojmë edhe faktin që AAK në Junik menjëherë pas mbylljes së votimeve pas orës 19:00, në qendër të qytetit të Junikut ka festuar me fishekzjarrë duke menduar që ata do të fitojnë këto zgjedhje. Mirëpo pas numërimit të votave, është dëshmuar se junikasit as nuk blihen, as nuk shiten, as nuk frikohen por as nuk mashtrohen. Rrjedhimisht zgjedhjet i ka fituar LDK në Junik dhe vetëm pasi që AAK e ka kuptuar humbjen, kanë filluar të nxjerrin në publik akuzat dhe shpifjet për të cilat po tani po bëhet fjalë.

Me logjikën e pretendimeve të AAK në Junik, qytetarët e Kosovës duhet të votojnë vetëm në vendin ku kanë lindur. Po ashtu sipas tyre, lista e votuesve duhet të mbetet e njëjtë dhe numri i banorëve në një Komunë nuk duhet të ndryshoj. Mirëpo kjo logjikë e shprehur në këtë formë nuk gjen zbatim as në vendet me sundim monokratik dhe lëre më në shtetin e Kosovës. A e dini se sa shqiptar të Kosovës votojnë në shtetet Evropiane? A është e ndaluar kjo sipas AAK?

Me shumë respekt e potencojmë edhe faktin që numri më i madh i banorëve të Junikut kanë migruar në shtetet perëndimore pikërisht gjatë kohës sa ka qeverisur AAK në Junik gjatë viteve 2009-2021. Prandaj për eksponentët politik të kësaj partie, është shumë befasues fakti që gjatë qeverisjes së LDK në Junik gjatë viteve 2021-2025, shumë qytetarë janë kthyer për të jetuar në Junik. Nga ky këndvështrim, shfrytëzojmë rastin që të ftojmë të gjithë personat nga Kosova dhe nga diaspora por edhe nga të gjitha vendet tjera, që të vijnë në Junik dhe të bëhen banorë të Junikut. Kjo sepse Juniku është vend shumë i bukur me shumë potencial. Në komunën e Junikut ka vend të mjaftueshëm për të gjithë dhe pa përjashtim të gjithë janë të mirëseardhur pavarësisht mbiemrit të tyre apo vendlindjes së tyre apo vendbanimit të tyre të mëhershëm.

Për të përmbyllur këtë reagim, LDK në Junik është duke pritur me qetësi çertifikimin e zgjedhjeve nga KQZ dhe konfirmimin e LDK si fituese të këtyre zgjedhjeve. Faleminderit për qindra urimet dhe mesazhet mbështetëse që kam pranuar nga qytetarët që jetojnë në Junik dhe në mërgatë. Njëkohësisht ju bëjmë thirrje që të mos ndikohen nga provokimet, shpifjet apo akuzat e pabazuara të eksponentëve politik të AAK dega në Junik.

JU REKOMANDOJMË

Zhduket një femër në Pejë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
22/07/2026 - 09:28

Policia e Kosova ka njoftuar se është informuar për një person të zhdukur në Pejë. Sipas raportit 24-orësh, ajo është zhdukur nga data 20 e këtij muaji dhe...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti nuk bën koalicion me PDK-në sepse i frikësohet konkurrencës

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
22/07/2026 - 09:11

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk dëshiron të hyjë në koalicion me PDK-në për dy arsye...

Më shumëDetails

Hajnat “lajnë” shtëpinë në Pejë – marrin 87 mijë euro cash, ar, franga zvicerane dhe armë, dëmi mbi 120 mijë euro

Hajnat godasin në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë – Vidhen mbi 8 mijë euro para dhe ar
22/07/2026 - 08:59

Një vjedhje e rëndë me dëme që kapin vlerën e mbi 120 mijë eurove është raportuar në Pejë, ku hajnat kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë...

Më shumëDetails

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik

Skenderaj nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik
22/07/2026 - 08:45

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti synon ndryshimin e organizimit kushtetues e shoqëror të Republikës

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
22/07/2026 - 08:33

Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se partitë opozitare po gabojnë në leximin që i bëjnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke vlerësuar se synimi i...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në kufijtë e Kosovës

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës
22/07/2026 - 08:14

Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa pritje të gjata, pasi në këtë orë situata në të gjitha pikat kufitare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë