Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook rreth punimeve që kanë nisur në Pejë për projektin e Banimit të Përballueshëm Social, ku pritet të ndërtohen 135 banesave në dy ndërtesa.
Në postimin e bërë nga Kurti, shihet që bashkë me të ka qenë edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmen Muhaxheri.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se komuna e Pejës është bërë e komuna e katërt që përfiton nga ky projekt.
‘‘Peja bëhet komuna e katërt që përfiton nga projekti ynë i Banimit të Përballueshëm dhe Social. Aty sot nisën punimet për ndërtimin e gjithsej 135 banesave në dy ndërtesa, prej tyre 103 për Banim të Përballueshëm dhe 32 për Banim Social, në një sipërfaqe ndërtimore prej 22,362 metra katrorë. Edhe në Pejë banesat do të jenë të katër tipeve: 53 m2, 66 m2, 77 m2 dhe 87 m2. Urojmë që punimet të kryhen sa më shpejt dhe të jemi prapë bashkë në Pejë për të ndarë çelësat çifteve të reja ose prindërve vetushqyes.
Deri më tani, gjithsej, në proces të ndërtimit janë 404 njësi banesore – 318 banesa për banim të përballueshëm dhe 86 për banim social. Nga e thëna në të bërë, çdo ditë’’, ka shkruar Kurti.