Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

29/05/2025 - 12:53
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të.

ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:

– Emëruar znj. Fikrije Zymberi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur;

– Emëruar znj. Besa Bytyqi – Baraliu në pozitën e Drejtores së Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit;

– Emëruar znj. Sebahate Bushrani Ibraimi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë e Meteorologjisë së Kosovës;

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit;

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës;

– Ndarë 20,721 euro me qëllim mbulimin e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI);

– Emëruar Komisionin e Ankesave për Shtetësi. Ky komision do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për shtetësinë, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Qëllimi është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimi i procedurave administrative në këtë fushë;

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Mbyllja e Deponisë aktuale dhe realizimin e Deponisë Sanitare të Re në Pejë, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës;

– Emëruar z. Labinot Zeqiri në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë;

– Plotësuar dhe ndryshuar Tabelat nga paragrafi 2. i nenit 10 të Ligjit Nr.02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventat Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve;

– Rialokuar 4.5 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti kapital “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale” në 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave dhe donatorët;

– Aprovuar Planin e rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. Përmes këtij plani të veprimit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.

JU REKOMANDOJMË

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI
07/07/2026 - 15:43

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Greqia, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI, i cili këtë vit po zhvillohet...

Më shumëDetails

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?
07/07/2026 - 15:30

Gjykata Speciale ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj të dyshuarve të përfshirë në rastin e importit të naftës, nën dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Prokurorja e rastit,...

Më shumëDetails

Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
07/07/2026 - 15:06

Avokati Nazmi Sallahu, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ua ka njohur të drejtën për të dy pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)
07/07/2026 - 14:53

Autoritetet e Hungarisë kanë ndaluar një autobus nga Kosova, me të cilin kanë zbuluar kallashnikovë përmes një kutie zërimi, raporton Veriu.info. "Rojet financiare kontrolluan me imtësi pakot e...

Më shumëDetails

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP’it serb – Dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 71 civilëve

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
07/07/2026 - 14:34

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimet për ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’. Në komunikatën e prokurorisë, thuhet se, sipas aktakuzës, R.D., ish...

Më shumëDetails

Nagavci thotë se qëndroi 10 ditë në spital dhe i falënderon mjekët: U riktheva në shtëpi

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit
07/07/2026 - 14:23

Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe shqetësimesh shëndetësore dhe 10 ditësh trajtim në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë