Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se gjatë mandatit të ardhshëm ‘do të rindërtohet Xhamia e Ibrit.’
“Ju e dini që buzë të Ibrit është edhe Xhamia e Ibrit. Xhamia e Ibrit është e vitit 1777, edhe dy vjet i bën 250 vjet që është e ndërtume aty. Kjo Xhami është djegë me 2 maj 1999, prandaj në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë Xhaminë e Ibrit.” – u shpreh ai.











