Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veliu i përgjigjet Abdixhikut: Ju mbani përgjegjësi për mospërfshirjen time në listë!

17/12/2025 - 20:46
në Lajme
A A
Veliu për Abdixhikun: E shante Rugovën dikur, tash po e kopjon idhullin e tij Albinin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i është përgjigjur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi në një paraqitje dje deklaroi se ai e ka vendin e tij në parti dhe derën të hapur.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu e akuzoi direkt Abdixhikun si fajtorë, bashkë me Ekrem Hysenin, për mospërshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“E vërteta nuk mbyllet me lista. Kam qenë dhe jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës jo për interesa personale, por për bindje, punë dhe përgjegjësi ndaj njerëzve që më kanë besuar. Listat zgjedhore janë mbyllur. Vendimet janë marrë.

Deklarata për “derë të hapur” pas këtij fakti është më tepër formale se sa e vërtetë, nuk e ndryshon realitetin dhe nuk e zëvendëson mungesën time në një garë të ndershme dhe transparente.

Përgjegjësinë për mospërfshirjen time në listën e kandidatëve e mbajnë kreu i partisë dhe i emëruari i tij në Podujevë, të cilët në koordinim të plotë, kanë shpërfillur gatishmërinë time dhe kërkesat e mijëra votuesve të shprehura edhe publikisht që të jem pjesë e garës.”

Veliu tha se nëse dera do të ishte e hapur për të, kjo do të reflektohej në vendimmarrje, e jo në deklarata.

“Unë nuk kam kërkuar favore. Kam kërkuar respekt për procesin, për anëtarësinë dhe për votuesit. Parimet nuk negociohen dhe dinjiteti nuk është çështje momenti.

Do të vazhdoj të flas hapur dhe të veproj me përgjegjësi, sepse politika ka kuptim vetëm kur i shërben qytetarëve — jo kur mbyllet ndaj tyre. Nëse dera do të ishte vërtetë e hapur, kjo do të reflektohej në vendimmarrje, e jo në deklarata.

Qëndrestarët, anëtarësia, votuesit e LDK-së dhe opinioni publik kërkojnë arsyen pse nuk jam pjesë e listës zgjedhore!! Zoti e bekoftë LDK-në!”

JU REKOMANDOJMË

Specialja paralajmëron se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet edhe pas 20 korrikut: Nëse është absolutisht e nevojshme

Shtyhet shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së
06/05/2026 - 10:56

Gjykata Speciale me seli në Hagë ka konfirmuar se gjyqtarët kanë urdhëruar zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin e krerëve të UÇK-së. Sipas gjykatës, zgjatja...

Më shumëDetails

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit
06/05/2026 - 10:53

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi thekson ditur...

Më shumëDetails

Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së

Reagon PDK pas vendimit të Speciales për shtyrjen e marrjes së vendimit për ish krerët e UÇK-së
06/05/2026 - 10:49

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo...

Më shumëDetails

Nuk vijnë të arratisurit, seanca për “Capat” dhe “Sekiraqët” vijon pa ta

Nuk vijnë të arratisurit, seanca për “Capat” dhe “Sekiraqët” vijon pa ta
06/05/2026 - 10:41

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”. Kryetarja e trupit gjykues, pasi dëgjoi mendimet e prokurorit të shtetit dhe...

Më shumëDetails

Vuçiq për Kosovën: Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë

Vuçiq për Kosovën: Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë
06/05/2026 - 10:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur për Kosovën në një intervistë për “Informer”, ka deklaruar se sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë,...

Më shumëDetails

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në Polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në Polici
06/05/2026 - 10:18

Gazetari Baton Haxhiu ka publikuar një tjetër shkrim të mërkurën ku ka treguar në detaje procesin e marrjes në pyetje në Polici, lidhur me një deklaratë televizive rreth...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    397 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 99
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë