Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është pritur me lule sot nga stafi i Presidencës në marrjen e kësaj përgjegjësie të re.
“Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë e të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu atyre.
Ajo ndau një video në Facebook të pritjes në Presidencë.
“Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm”, shkroi ajo krahas videos.













