Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë

07/04/2026 - 11:39
në Lajme
A A
Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar për të paraqitur dëshmitë e tij të mbledhura për njehsorët elektrikë, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam ftuar sot nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike për t’i paraqit dëshmitë e mia dhe të qytetarëve. Jam në proces të dëshmisë dhe po e jap deklaratën time si dëshmitar dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, Gjykatën e  Kosovës, shpresoj që kjo të merr zgjidhjen e merituar…Ky skandal po mundohet me u minimizu nga ana e KEDS-it dhe ministrisë ku akoma po manipulojnë me qytetarët”, ka thënë Azemi.

“Unë edhe njëherë po ju kujtoj juve që të gjitha këto manipulime, i gjithë ky skandal i madh i cili ka fillu me njehsorë elektrike po mundohet me u minimizu edhe nga ana e KEDS-s, e fatkeqësisht edhe nga ana e Qeverisë, në këtë rast nga Ministria e Industrisë. Ku akoma po manipulojnë me qytetarë, po thonë që këto devijime të cilat i kanë pranu dhe i kanë tërheq disa njësorë elektrikë nga qytetarët, po e masin saktë sasinë, po nuk po tregojnë ku është problemi. Pra problemi është që energjia elektrike e cila është dashtë me u faturua me të lirën, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, është faturua me tarifën e shtrenjtë. Qytetarët kanë prit me orë të tana për me i vendos në funksion pajisjet e tyre, ty mendu që po e shfrytëzojnë energjinë me të lirë qysh edhe iu ka mundësua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, po në fakt ka dalë e kundërta. Kjo është dëshmia kryesore dhe ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj”, tha ai.

“Ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj për të bërë një zgjidhje. Prandaj në Prokurori po e jap këtë dëshmi, në Polici po e jap këtë dëshmi dhe po kërkoj  që mos të lejohen intervenimet që të hiqen provat nga qytetarët e Kosovës. Uroj që ky proces të shkoj mirë dhe qytetarët të kompensohen në fund… Unë po kthehem prapë brenda për të vazhduar dëshminë time”, ka shtuar Azemi.

Azemi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të organizohet një peticion në të gjithë Kosovën, për siç tha ai për të kërkua kthimin e parave të cilat iu kanë marrë qytetarëve padrejtësisht.

“Nuk kam informacione, mu më kanë ftu në cilësinë e dëshmitarit. Tani meqë prokuroria ka fillu dhe ka autorizu policinë për me u marrë me këtë hetim, është lajm i mirë siç e thashë dhe po e bëj punën time aq sa mundem dhe aq sa më takon. Ta keni të qartë një gjë, unë këtë javë, sa më shpejt, do të filloj me organizimin e një peticioni në të gjithë Republikën e Kosovës për të kërku kthimin e parave të cilat iu kanë marrë qytetarëve padrejtësisht. Pra, shumë shpejt nëpër qendrat e qyteteve të ndryshme do të fillojmë me peticionin në këto qytete”, tha ai.

LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këtu kemi demokraci, zgjedhje demokratike

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
20/10/2026 - 14:29

“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e...

Më shumëDetails

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut

SPAK ngrit aktakuzë kundër Belinda Ballukut
20/10/2026 - 14:06

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion (SPAK) ka ngritur të martën aktakuzë ndaj ish-zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Sipas një njoftimi të...

Më shumëDetails

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë
20/10/2026 - 13:45

Tenderi 6.9 milionë euro për rrugën Bresalc-Gjilan: Komuna kërkoi përvojë në ndërtimin e urave, por projekti nuk parasheh asnjë urë. Komuna e Gjilanit ka lidhur kontratë në vlerë...

Më shumëDetails

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog

Dita e tetë e “revoltës”| Pedagogët në mbështetje të studentëve, qeveria i fton në dialog
20/10/2026 - 13:36

Protesta e studentëve, përfaqësuesja e qeverisë: Kush dëshiron të dialogojë me Ramën, është i mirëpritur Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Manjola Hasa, ka zbritur në...

Më shumëDetails

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi

Çitaku kritikon Trendafilovën: Specialja ka cenuar rëndë besimin në drejtësi
20/10/2026 - 13:17

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke kritikuar mënyrën e...

Më shumëDetails

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm
20/10/2026 - 12:40

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë të organizuar kriminale përmes importimit të derivateve të naftës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë