Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu sonte është i ftuar në “Debat Plus”; por pa Lirim Mehmetajn si panelist të rregullt të emisionit.
Ky i fundit – me ç’thotë – nuk u pranua të jetë sonte pjesë e debatit nga vetë Aliu.
“Qe 1 vit une publikoj artikuj qysh Liburn Aliu ka keqperdoru dhjetera miliona ne ministri. Qe 1 vjet Levizja Vetevendosje me akuzon mua qe po shpifi. Sonte qenka Liburn Aliu ne Debat Plus. A po i tregoni popullit pse s’keni pranu qe une sonte me qene perballe Aliut ne debat?”, ka shkruar Mehmetaj.