Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman kanë nisur pushimet familjare me dy fëmijët e tyre.
Çifti i famshëm edhe këtë herë kanë zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë.
Të dy kanë publikuar foto dhe video me të arritur në bregdetin shqiptar, duke zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.
Foto: Tolgahan Sayisman/Instagram
Në një imazh që solli bukuroshja shqiptare, dyshja shihet bashkë me djalin dhe vajzën e tyre teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë në vilën e tyre.
Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore. Madje dyshja edhe gjatë vitit vizitojnë herë pas here Tiranën.