Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas votimit të Deklaratës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, por jo e mjaftueshme.
Sipas Krasniqit, pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk mund të thuhet se është ndërmarrë ndonjë veprim konkret, transmeton IndeksOnline.
“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të mbrohet përmes veprimeve dhe vendimeve konkrete.
“UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”, ka shtuar ai.
Krasniqi ka thënë gjithashtu se qytetarët e Kosovës e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës.













