Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pritur një delegacion të lartë nga Kosova, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Ambasada e SHBA-ve theksoi se ministri Maqedonci, gjenerallejtënanti Bashkim Jashari dhe përfaqësues të tjerë nga Forca e Sigurisë së Kosovës vizituan Uashingtonin javën e kaluar, ku morën pjesë në Konsultime Bilaterale të Mbrojtjes.
Këto konsultime synojnë forcimin e aftësive të Kosovës për të siguruar stabilitet dhe siguri, si për veten ashtu edhe për rajonin.
“Zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë është kyç për sigurimin e stabilitetit dhe për rritjen ekonomike dhe prosperitetin e të dy vendeve”, theksohet në njoftimin e ambasadës.