Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thekson se KFOR mbetet një shtyllë kryesore e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Facebook, ambasada bën të ditur se ambasadori gjerman Rainer Rudolph ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Rudolp ka falënderuar Ulutas për punën që KFOR-i vazhdon ta bëjë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Balje reagon sërish pasi Kurti ia shkarkoi dy zyrtarë: Nëse keni prova se i kemi bërë diçka të keqe shtetit,…
Osmani takon Presidentin e Bullgarisë, flasin për heqjen e masave ndaj Kosovës
“Ambasadori Rainer Rudolph vizitoi selinë e KFOR-it, ku u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Gjatë takimit, ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e jashtëzakonshme që KFOR vazhdon të bëjë dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.
“Ai gjithashtu u takua me Komandantin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, Kolonel Müller. Ambasadori Rudolph u njoh më nga afër me kontributet e rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/














