Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori britanik zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to “zbatimi i marrëveshjeve dhe paqja me Serbinë”

05/01/2026 - 13:20
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori britanik zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to “zbatimi i marrëveshjeve dhe paqja me Serbinë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves, përmes një opedi ka shprehur 10 dëshirat e tij për vitin 2026 për Kosovë.

Një ndër to është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë.

Sipas tij, qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativë dhe për të punuar për paqe të qëndrueshme me Serbinë.

“Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj.”

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

Shkruan: Jonathan Hargreaves

Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata të biznesit se ia vlen të investohet në Kosovë si një partnere dinamike në sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët evropian

Kur isha shumë i ri, në Britani ekzistonte një traditë e vjetër sipas të cilës kushdo që gjente monedhën “gjashtëpensëshe” të fshehur në pudingun e tyre të Krishtlindjes mund të shprehte një dëshirë dhe ajo do t’i plotësohej. Këtë vit unë festova Krishtlindjen me familjen time këtu në Kosovë, dhe megjithëse nuk gjeta monedhën gjashtëpensëshe, shpreha dhjetë dëshira të rëndësishme për Kosovën për vitin 2026. Këto janë dëshira me rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar, si edhe për popullin e Kosovës. Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata të biznesit se ia vlen të investohet në Kosovë si një partnere dinamike në sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët evropian.

Qeveri vendimtare dhe stabile. Tani që kanë përfunduar zgjedhjet, Kosovës i nevojiten urgjentisht një Kuvend dhe një Qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të zgjedhë një president/e pa pasur nevojë edhe për një palë zgjedhje të tjera. Politikanët duhet të kapërcejnë mosbesimet e ndërsjella dhe të përshtatin ambiciet e tyre personale. Buxheti i Kosovës dhe marrëveshjet kyç ndërkombëtare me vlerë qindra miliona euro duhet të miratohen urgjentisht. Një qeveri funksionale, që zbaton në praktikë Kushtetutën gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, e cila mbetet baza e mbështetjes ndërkombëtare për shtetin e Kosovës, do t’u dërgonte sinjale të besueshmërisë dhe pjekurisë politike partnerëve dhe investitorëve.

Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj. Ne do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë. Në vitin 2025, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi angazhimin e saj në KFOR për të paktën deri në dhjetor 2028, duke vazhduar të vërë ushtarët e saj në shërbim të sigurisë së këtij rajoni. Por siguria e vërtetë – ajo lloj sigurie që një ditë do t’ua mundësojë ushtarëve tanë të kthehen në shtëpi – qëndron në një marrëdhënie të normalizuar dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Ripërtëritje e respektit për demokracinë. Gjykatat, mediat e larmishme, organet e pavarura si Komisioni i Pavarur i Mediave, të gjitha mund të forcojnë ekonominë e Kosovës, të drejtat themelore të njerëzve dhe rrugën drejt integrimit ndërkombëtar. Dhe ato janë mbrojtja më e mirë kundër atyre që ia duan të keqen. Në mbarë Evropën e vërteta, drejtësia dhe liria për të marrë vendime të informuara janë nën sulm. Ata që janë armiqësorë ndaj Kosovës do të shfrytëzojnë përçarjet e brendshme, gënjeshtrat, sulmet politike dhe përpjekjet për të minuar institucionet e pavarura. Kjo është beteja e sotme.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Nëse Qeveria e re e Kosovës ka vullnet, viti 2026 mund të jetë viti kur kjo më në fund do të ndodhë. Mbretëria e Bashkuar dëshiron që Kosova të jetë pjesë e institucioneve të fuqishme që forcojnë rendin juridik të Evropës, në një kohë kur modelet autoritare janë në rritje. Dhe ne duam të shohim Kosovën të përkushtuar ndaj kornizës së saj ligjore dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, përfshirë edhe formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Një shtet, shumë komunitete. Kosova ka nevojë për sovranitet dhe siguri në tërë territorin e saj. Duhet të shohim drejtësi për krimet e kryera në territorin e saj në vitet e fundit, përfshirë sulmet në Banjskë dhe në “Ibër-Lepenc”. Sovraniteti i vërtetë nënkupton pëlqim: ndërtimin e një shteti të cilit duan t’i përkasin të gjitha komunitetet. Kohët e fundit vizitova dy nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. Atyre u bëra thirrje që të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës për të gjetur zgjidhje praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të tyre. Kjo do të thotë ofrim të shërbimeve në mënyrë transparente, pa diskriminim dhe me respektim të identitetit, projekte që përmirësojnë jetën e përditshme, si dhe siguri që garanton komunitete të sigurta për të gjithë.

Një diskutim i ri për NATO-n. Në vitin 2025 pata nderin të kaloja ca kohë me oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët trajnohen sipas standardeve të NATO-s, shumë prej të cilëve kanë shkëlqyer gjatë shkollimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar mbështet ambicien e Kosovës për anëtarësim të ardhshëm në NATO. Siguria e Kosovës është element thelbësor i sigurisë së Evropës. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojiten vendime të vështira politike – mjaftueshëm të forta për t’ua ndryshuar mendjen atyre që ende nuk e njohin Kosovën.

Menaxhimi i flukseve të njerëzve. Në vitin 2025, gjatë Procesit të Berlinit të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar, Kosova u pajtua të punojë me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor në një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin me Mbretërinë e Bashkuar. Bashkëpunimi në fushën e migracionit është pjesë e një partneriteti më të gjerë të sigurisë në Evropë: mbrojtja e rrugëve të ligjshme, ulja e shfrytëzimit të njerëzve dhe luftimi i grupeve të organizuara kriminale që dëmtojnë shoqëritë dhe ekonomitë tona.

Biznesi me Mbretërinë e Bashkuar. Shpresoj që viti 2026 të jetë viti kur tregtia dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës do fillojnë të lulëzojnë. Së bashku mund të bëjmë shumë më tepër, veçanërisht për të shfrytëzuar potencialin e partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë dhe energjisë së ripërtërishme. Por investitorët tanë kanë nevojë për siguri dhe për një strategji të qartë për rritje dhe reforma. Ata nuk kanë nevojë as për dramë politike, as për ngecje.

Gratë në qendër të gjithçkaje. Asnjë nga këto gjëra nuk mund të arrihet pa përfshirjen aktive të gjysmës së popullsisë së Kosovës. Dua të shoh gratë të kenë mundësi të lënë fëmijët e tyre në çerdhe të shkëlqyeshme dhe të shkojnë në punë, qoftë në biznes ose si kryetare të ardhshme të komunave të tyre. Dua të shoh vajzat e sotme të bëhen udhëheqëset, sipërmarrëset, krijueset dhe profesionistet e së nesërmes – nga policia dhe siguria te biznesi dhe financat, në sektorin publik dhe atë privat.

Lavdi në Kupën e Botës për Kosovën! Kam një ëndërr që në një ditë korriku do të shohim Kosovën duke luajtur kundër Anglisë ose Skocisë në Kupën e Botës. Ti mund t’ia dalësh, Kosovë!

Ndërsa ngre gotën me verë të gazuar angleze për Vitin e Ri, dua të uroj që viti 2026 të jetë më i mirë për Kosovën – sepse populli i saj e meriton dhe se kjo është ajo që i duhet edhe Mbretërisë së Bashkuar.

Autori është ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet
25/03/2026 - 16:26

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas tentativës së autoriteteve komunale për të larguar billbordin me fotografinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryekuvendarit Kadri Veseli. Në postimin...

Më shumëDetails

Biznesmeni nga Skenderaj, Niman Babaj, futet në “Listën e Zezë” të OSHP-së për falsifikim dokumentesh

Biznesmeni nga Skenderaj, Niman Babaj, futet në “Listën e Zezë” të OSHP-së për falsifikim dokumentesh
25/03/2026 - 16:01

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka përjashtuar nga prokurimi publik biznesmenin Niman Babaj dhe kompaninë e tij “N&B Sh.p.k”, pas zbulimit të tentativës për mashtrim përmes dokumenteve të falsifikuara...

Më shumëDetails

Mediumi shtetëror iranian raporton se Irani e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA’së për përfundim të luftës

Mediumi shtetëror iranian raporton se Irani e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA’së për përfundim të luftës
25/03/2026 - 15:53

Press TV, transmetuesi shtetëror iranian në gjuhën angleze, ka cituar një zyrtar të lartë të sigurisë politike të ketë thënë se Teherani e ka shqyrtuar dhe e ka...

Më shumëDetails

Ish-Sekretari i NATO’s Rasmussen: Evropa ta marrë rolin e udhëheqësit të botës së lirë, s’është koha për ndarje me SHBA’të

Ish-Sekretari i NATO’s Rasmussen: Evropa ta marrë rolin e udhëheqësit të botës së lirë, s’është koha për ndarje me SHBA’të
25/03/2026 - 15:49

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha sot se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për fatin e saj mes tensioneve në rritje me Washingtonin. “Nuk besoj...

Më shumëDetails

Shtëpia e Bardhë po punon për organizimin e një takimi në Pakistan në fundjavë për një dalje nga lufta

Shtëpia e Bardhë po punon për organizimin e një takimi në Pakistan në fundjavë për një dalje nga lufta
25/03/2026 - 15:43

Zyrtarët e administratës Trump po punojnë për të organizuar një takim në Pakistan këtë fundjavë për të diskutuar një dalje nga lufta në Iran, i thanë CNN-it dy...

Më shumëDetails

Akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave, Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve në fund të prillit

Akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave, Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve në fund të prillit
25/03/2026 - 15:42

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë