Këto komente, Rainer Rudolph i bëri në një intervistë për RTK-në, teksa tha se miqtë ndërkombëtarë nuk mund ta bëjnë punën e vetë shtetit të Kosovës.
“Mesazhi për të gjithë aktorët politikë, në të gjithë spektrin, mendojeni se çfarë është më e mira për vendin, në kuptimin e ndërveprimit tuaj me ne, pra me miqtë tuaj ndërkombëtarë, për agjendën ndërkombëtare evropiane që duhet të shtyhet përpara. Ajo çfarë mund të bëjmë ne si miq të këtij shteti, është që ta marrim këtë dinamikë që vjen nga vetë vendi, që rrjedh nga vetë vendi, nuk mund ta krijojmë këtë vetë, dhe për të pasur këtë momentum pozitiv, na duhen institucione stabile që e përfaqësojnë vendin”, u shpreh ambasadori gjerman.











