Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës”
“Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin e Komunës, Përparim Rama”, shkroi ai në X.
“Duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë në nivel lokal, theksova se BE-ja do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën publike, mobilitetin, efikasitetin energjetik dhe mjedisin e Prishtinës, edhe në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030”, shtoi Schiebel.













