Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, ka folur lidhur me ngërçin institucional dhe vendimin që pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese.
Westerlund ka thënë se udhëheqësit politikë do të duhej të tregoheshin më të guximshëm dhe të merrnin vendime, e jo t’i referohen Kushtetueses për çdo pyetje që kanë.
Aktualisht, në Kushtetuese po shqyrtohen kërkesat e PDK’së dhe LDK’së lidhur me ngërçin, teksa Presidentja Vjosa Osmani e ka tërhequr dje kërkesën e saj, pas caktimit të Radomir Laban, si gjyqtar raportues për lëndën, shkruan Reporteri.net.
“Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, ka deklaruar Westerlund për Ekonomia Online.
Sipas tij, Kushtetuesja duhet të sqarojë se çfarë ndodhë nëse Kyvendi nuk arrin të konstituohet dhe se a do të duhej që kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen.
Masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja përfundon të premten.