Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

07/08/2025 - 21:19
në Lajme
A A
Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë – Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ky i fundit iu drejtua gjykatës me fjalët: “Nuk jemi rob”.

Sipas dosjes që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Krasniqi është pajtuar me të thënat e avokatit të tij, Besnik Berisha, duke shtuar se “nuk është rob”.

“Unë vetëm një nuk e kuptoj, sepse gjithmonë kemi punuar me gjyqtarë dhe prokurorë. Sinqerisht, kjo që e elaboroi avokati im është tërësisht e vërtetë, mirëpo mos harroni një gjë: nuk jemi rob…”, thuhet të ketë deklaruar Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Krasniqi është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore:

“…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI:

“Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund.

Paraprakisht, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Berisha, ndër të tjera ka deklaruar para gjykatës se kërkesa për paraburgim e Prokurorisë nuk ka të bëjë me ndonjë krim të kryer nga Krasniqi, por është kërkesë për promovim e e mbështjellë me ngjyrën e karrierizmit dhe petkun e Prokurorisë.

Tutje, Berisha ka pretenduar se në kërkesë, Prokuroria askund nuk përmend ndonjë kërcënim apo presion nga i dëmtuari.

Sipas tij, Prokuroria e ka detyruar të deklarohet i dëmtuari.

“Ky është një nga rastet e para dhe më skandaloze që pretendohet se është kryer krim, ku Prokuroria i ka vënë emrin ‘detyrim’, por që të dëmtuarin e thërrasin këta dhe e detyrojnë të deklarohet si ata. Pa çka se ai asnjëherë nuk është paraqitur për ta denoncuar ‘detyrimin’, i cili pretendohet se ka ndodhur në një periudhë dy mujore, por që Prokuroria paska qenë e mëshirshme dhe nuk e paska proceduar deri më 4 gusht 2025”, ka deklaruar Berisha.

Avokati Berisha ka theksuar se Prokuroria, në deklaratën e dhënë në Inspektoratin Policor nga i dëmtuari, shumës prej 400 mijë euro i ka shtuar edhe 50 mijë euro të tjera vetëm e vetëm që Krasniqi të dërgohet në paraburgim dhe që gjatë kohës së paraburgimit të tentohet të sigurohet ndonjë provë.

Kërkesën për caktim të masës së paraburgimit, avokati Berisha e ka quajtur “abuzim”, duke shtuar se është kërkuar nga gjykata që Krasniqi të dërgohet në paraburgim pa e ditur fare se çfarë ka bërë.

Tutje, ai ka theksuar se i dyshuari Krasniqi meriton të dijë se në cilën ditë apo vend e ka detyruar dikë të ndërmarrë veprime përkundër vullnetit të tij, si i dëmtuar.

Për armët e gjetura, avokati Berisha ka theksuar se bëhej fjalë për municion të pashfrytëzuar nga Krasniqi dhe se ishte në kuadër të armës zyrtare.

Sipas Berishës, Krasniqi nuk është kriminel dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë ajo që ka deklaruar ministri Xhelal Sveçla. Ai shtoi se Krasniqi është familjar dhe me shëndet të rrënuar prej vitesh.

Avokati Berisha ka kërkuar një masë më të butë se paraburgimi ndaj Krasniqit, duke premtuar se i njëjti do ta respektojë në tërësi çdo masë tjetër alternative dhe është i gatshëm të jetë nën monitorim të policisë.

Në fund, Berisha ka ngritur pikëpyetje se përse është dashur të rrethohet shtëpia e Krasniqit me njësi speciale, kur ai ka qenë i gatshëm të paraqitej me një telefonatë.

Edhe Liman Sallauka ka njoftuar gjykatën se është me terapi për tumor dhe ka thënë se, nëse prokurori pretendon se ai ka dhënë 20.000 euro, duhet të ekzistojë dokument.

Për të dëmtuarin, Sallauka ka deklaruar se është “shpijun” dhe ka pohuar se para katër ditësh ka qenë vetë në shtëpinë e tij.

Mbrojtësi i tij, avokati Forti Skoro, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye për të besuar se Liman Sallauka do të fshijë, asgjësojë apo ndryshojë prova, apo se do të pengojë zhvillimin e procedurës penale ndaj tij.

Xhevat Sallauka para gjykatës ka deklaruar se nëse ka bërë vetëm një vepër të kundërligjshme, kërkon që menjëherë të dërgohet në burg – nëse gjendet ndonjë provë se e ka detyruar dikë të bëjë diçka me zor.

Mbrojtësi i tij, avokati Klodian Krasniqi, ka deklaruar se nuk kanë pranuar aktvendimin për fillimin e hetimeve dhe se nuk u janë shpalosur provat që do t’i shihnin si mbrojtje për të dyshuarin.

Ai ka propozuar që ndaj Xhevatit të caktohet arrest shtëpiak, duke e cilësuar paraburgimin si masë të rëndë dhe kufizim të lirisë së lëvizjes.

Ramadan Paçarizi ka deklaruar para gjykatës se ka të drejtë të negociojë dhe lidhë kontrata dhe se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë që emri i tij të përmendet nga Prokuroria si i përfshirë në ndonjë detyrim. Ai ka shtuar gjithashtu se vuan nga prostata.

Mbrojtësi i tij, avokati Blerim Mazreku, ka deklaruar se personi që Prokuroria e konsideron të dëmtuar nuk mund të ketë atë cilësi, duke ofruar provë për pronat që pretendohet se janë objekt detyrimi.

Mazreku ka theksuar se prona që është shitur me autorizim nga i dëmtuari ka të meta, pasi për të ekziston tashmë masë sigurie nga gjykata.

Për veprën penale “shmangie nga tatimi”, Mazreku ka deklaruar se Prokuroria nuk ka të qartë se kush është përgjegjës për pagesën e tatimit në marrëveshjen e shitblerjes.

Në fund, ai ka kërkuar që ndaj Paçarizit të shqiptohet një masë më e butë, e jo ajo e paraburgimit.

“Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar lidhur me atë se çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
14/08/2026 - 23:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa”, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
14/08/2026 - 22:56

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit. Aksioni i tyre, siç njoftohet në komunikatë, do zhvillohet nga ora...

Më shumëDetails

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
14/08/2026 - 22:37

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se, nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje...

Më shumëDetails

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe
14/08/2026 - 22:26

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
14/08/2026 - 22:23

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00...

Më shumëDetails

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
14/08/2026 - 21:34

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali. Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë