Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

17/06/2025 - 20:20
në Lajme
A A
Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në një bisedë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, ka folur për situatën që po mbretëron atje. Ajo e përshkroi gjendjen si të tensionuar, me shumë ankth, por tha se janë me shpresë që operacioni i tyre do të jetë i suksesshëm.

“Si ta them, situata këtu është shumë e tensionuar, ka shumë ankth, por ne mbetemi me shpresë që qëllimi për të cilin e kemi filluar këtë operacion ndaj Iranit do të jetë i suksesshëm dhe do të na ndihmojë të eliminojmë kërcënimin ekzistencial që Irani ka vënë kundër nesh për dhjetëra vite me radhë. Irani ka krijuar kapacitete goxha të fuqishme bërthamore, ka kapacitetin për të ndërtuar rreth 9 armë me potencial bërthamor. Një e treta janë krijuar gjatë këtyre tre muajve. Derisa iranianët kanë qenë në negociata, në fakt kanë negociuar aq sa kanë përshpejtuar prodhimin e armëve bërthamore”, tha Ziv në RTK.

Ajo tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadoren e Kosovës në Izrael dhe se ka komunikuar edhe personalisht me shumë kosovarë që jetojnë atje.

Ziv tha se kosovarët që duan të largohen nga Izraeli në këtë periudhë mund ta bëjnë këtë duke kaluar përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

“Kam lidhje shumë të afërt me shefen e misionit të Kosovës në Izrael, por edhe me qytetarë të tjerë kosovarë që banojnë në Izrael. Me disa kam biseduar edhe vetë dhe më duhet të them që ata që kam kontaktuar janë në disponim shumë të mirë. Janë me qëndrim në Izrael dhe si gjithë të tjerët i dëgjojnë udhëzimet e forcave të sigurisë dhe komandës, që na thonë ku të qëndrojmë e ku të shkojmë. Ata që dëshirojnë të largohen janë në kontakt me Ambasadën e Kosovës, e cila u ofron të gjitha informatat dhe opsionet. Nëse vendosin të largohen nga Izraeli, mund të kalojnë përmes Egjiptit dhe Jordanisë”, tha ambasadorja izraelite.

Ziv shtoi se Izraeli nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç fillimit të këtij sulmi ndaj Iranit.

“Irani ka një industri të avancuar të raketave, të cilat kanë për qëllim bartjen e eksplozivëve dhe armëve bërthamore deri në territorin e Izraelit. Më duhet të them që kapaciteti raketor iranian nuk është 1,500 kilometra, që është distanca mes Izraelit dhe Iranit. Distanca që këto raketa mund të përshkojnë është 4,000 kilometra, që do të thotë se mund të shtrihen deri në territorin e Evropës. Të gjithë duhet të pyesim: pse regjimi iranian ka krijuar këtë lloj kapaciteti?”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet
Lajme

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet

17/06/2025 - 22:57
Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”
Lajme

Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”

17/06/2025 - 22:21
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur
Lajme

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025 - 22:17
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar
Lajme

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

17/06/2025 - 22:12
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
Lajme

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025 - 21:56
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Lajme

Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

17/06/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë