Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

12/06/2025 - 21:56
në Lajme
A A
Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Stafi jo i nevojshëm i ambasadës amerikane në Bagdad është larguar nga Iraku shkaku i rrezikut të sigurisë.

Zyrtarët në kushte anonimiteti nuk kanë treguar saktësisht se çfarë e ka shtyrë SHBA-në drejt këtij vendimi, por besohet se Izraeli është gati të nis një operacion në Iran.

Kjo është pjesa kryesore e arsyes se përse amerikanët janë këshilluar që të largohen nga rajoni, kanë thënë këta zyrtarë për BBC-në, duke shtuar se Irani mund të sulmojë edhe objekte amerikane në Irak. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë kufizuar lëvizjet edhe brenda Izraelit.

Vendimi ka ardhur vetëm pak ditë pasi bisedimet amerikane për programin bërthamor të Iranit kanë ngecur.

Përfaqësuesi i lartë amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff ende planifikon të ketë biseda të reja me Iranin.

Ai të dielën pritet të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Ne vazhdimisht vlerësojmë personelin e nevojshëm nëpër krejt ambasadat tona”, ka thënë një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Bazuar në analizat tona të fundit, vendosëm që të reduktojmë stafin e misionit tonë në Irak”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Departamenti më vonë ka bërë të ditur se ka kufizuar lëvizjet e stafit amerikan brenda Izraelit sidomos në zonat e Tel Avivit, Jerusalemit dhe Be’er Sheva, shkaku i tensioneve në rritje në rajon.

Presidenti Donald Trump ka thënë para gazetarëve të mërkurën në mbrëmje se amerikanët janë këshilluar që të largohen nga rajoni “sepse mund të jetë vend i rrezikshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

JU REKOMANDOJMË

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
Lajme

Koci: ‘Deputet të nderuar, ktheni së paku pagat, mos e hani djersën e popullit’

02/09/2025 - 20:34
Sulmi ndaj avionit të Von der Leyen, reagon shefi i NATO: Po e trajtojmë seriozisht!
Lajme

Sulmi ndaj avionit të Von der Leyen, reagon shefi i NATO: Po e trajtojmë seriozisht!

02/09/2025 - 20:28
Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur
Lajme

Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

02/09/2025 - 19:56
Aksion i policisë në veri, gjenden armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe
Kryesore

Aksion i policisë në veri, gjenden armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

02/09/2025 - 19:48
Mushkolaj ironizon: Mirë që dita e rrenave pushim
Lajme

“S’munden me hy në studio televizive kur t’iu teket”, Mushkolaj: VV të sqarojë pse po u kthehet mediave që i bojkotoi

02/09/2025 - 19:45
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë
Lajme

Edita Tahiri vlerëson deklaratën e kryeministrit kroat: Qeveria Kurti ka heshtur ndaj sulmit në Banjskë

02/09/2025 - 19:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lladrovci i reagon me ironi Xhavit Halitit për fondet e luftës: Ne i numëronim, të tjerët i “gjuanin”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë