Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

02/09/2025 - 15:12
në Kryesore, Lajme
A A
Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesoresha Jana Arsovska, bashkautorja me Dimal Bashën për “hulumtimin” skandaloz kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kishte falënderuar vetëm tani kryetarin e Kuvendit të Kosovës për ndihmën rreth librit që e kishte botuar tre vjet pas publikimit të hulumtimit. Në këtë libër, Arsovska që gjithashtu i ka kushtuar kapituj kundër UÇK-së, ka falënderuar një profesor Juridikut në Universitetin e Prishtinës dhe ish-ministër e ish-deputet. Në listën e falënderimeve bën pjesë edhe një njohës i çështjeve të sigurisë.

Jana Arsovskas nuk i kishte mjaftuar “hulumtimi” shkencor në bashkautorësi me Dimal Bashën i publikuar në vitin 2012 që të shkruante pretendime se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e lidhur me krimin e organizuar e drogën.

Arsovska pretendimet e saja se UÇK-ja ishte financuar pjesërisht nga operacionet me drogën i kishte shkruar në një libër me kapituj kushtuar kundër UÇK-së. Në fakt, shumë prej pretendimeve në këtë libër janë marrë nga “hulumtimi” shkencor që e kishte shkruar me Bashën.

Tre vjet pas hulumtimit me titull “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta”,Arsovska kishte shkruar librin “Decoding Albanian Organized Crime” (Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar), në të cilin kishte lidhur UÇK-në me botën e krimit. Për realizimin e këtij libri ka falënderuar tani kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, i cili ka pretenduar se nuk e ka lexuar “hulumtimin” shkencor kundër UÇK-së teksa është arsyetuar se e kishte shkruar vetëm kapitullin e tretë.

Mirëpo Arsovska nuk ndalet vetëm te emri i Bashës për falënderime. Aty përmendet edhe Haki Demolli dhe Fatmir Qollakaj.

Demolli është profesor në Fakultetin Juridik dhe ka shërbyer si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës mes viteve 21.02.2011-07.05.2014 dhe Ministër i Drejtësisë nga 31 marsi 2010 deri më 18 tetor 2010.

“Dëshiroj të zgjeroj falënderimet e mija për Haki Demollin nga Universiteti i Prishtinës në Kosovë”, thuhej veç të tjerash në këtë pjesë të falënderimit të shkruar nga Arsovska.

Paparaci ka pyetur ish-ministrin dhe ish-deputetin Demolli dhe është në pritje të një përgjigje nga ai.

Ajo ka përmendur njohësin e çështjeve të sigurisë në Kosovë, Fatmir Qollakajn në mesin e edhe tre personave të tjerë me rëndësi të madh në karrierën e saj. “Secili ka qenë një burim përkrahjeje”, ka shkruar Arsovska.

Mirëpo Qollakaj, ligjërues i Kriminologjisë, Sociologji e së drejtës, Kriminologji e Aplikuar, Terrorizëm dhe Krim i Organizuar, sipas një biografie të publikuar, ka thënë se nuk e di se përse Arsovska i është falënderuar, ani pse emri i tij është i përfshirë në mesin e atyre me rëndësi në karrierën e saj.

“Në pyetjen tuaj ju përgjigjem thjeshtë, asgjë, kam punuar në Institutin e Politikave Sociale deri në vitin 2009, i cili ka qenë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nuk ka pas asgjë”, ka thënë Qollakaj në një përgjigje për Paparacin.

I pyetur nëse e di se përse ajo e ka falënderuar, Qollakaj ka qenë i shkurtër. “Jo” ishte përgjigja e tij.

Emrat e Qollakajt dhe Demollit përveç te falënderimet, nuk figurojnë në ndonjë citim të Arsovskas.

Hamendësimet për UÇK-në

Arsovska kishte shkruar një kapitull me titull “Ana e errët e UÇK-së”. Këtu ajo kishte shkruar se për shkak se UÇK-ja nuk përkrahej zyrtarisht nga ndonjë shtet, është dashur të mbështetej në burime të tjera alternative për fonde. Edhe këtu kishte shkruar me hamendeshim duke përdorur frazën “seems to” në gjuhën angleze. Përkthyer në gjuhën shqipe i bie: “duket se” që është hamendësim.

“Pjesa më e madhe e financimit për UÇK-në duket se vjen nga dy burime: operacionet në lidhje me drogën dhe shqiptarët e Kosovës të zhvendosur në Perëndim”, shkruan Arsovska duke cituar dy burime.

Arsovska edhe në këtë libër kishte përsëritur pretendimet që i kishte shkruar bashkë me Bashën se trafikantët e drogës përveç parave kishin dërguar edhe burra të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së. Këtë e ka shkruar në faqe 46 në kapitullin e dytë të librit.

Citimi i Dick Martyt

Arsovska ngjashëm si në “hulumtimin” që e kishte shkruar bashkë me Dimal Bashën, edhe në libër ka cituar Dick Martyn, ish-raportuesin e Këshillit të Evropës që shkroi raportin e vitit 2010 për krimet e pretenduara të luftës dhe trafikimin e organeve.

Arsyetimi i Bashës

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, të hënën është zhytur edhe me thellë në skandal, duke thënë se nuk e ka lexuar asnjëherë “hulumtimin” në të cilin është bashkautor.

“Pajtohem që është dashur me qenë më i kujdesshëm, unë s’e kam lexu atë artikull kurrë, nëse e kisha lexu kisha reagu menjëherë, s’e kisha lënë 13 vjet me qëndru aty, dhe po, mundesh me më thënë që kam qenë neglizhent, i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Po pajtohem se duhet me mbajt ni barrë të përgjegjësisë”, ka thënë Basha të hënën në një konferencë për media./Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala
08/07/2026 - 22:54

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…
08/07/2026 - 22:39

Analisti Baton Haxhiu ka folë fjalë të rënda për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai në Pressing në T7 tha: “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë...

Më shumëDetails

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
08/07/2026 - 22:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë