Kapiteni i Grasshoppers, Amir Abrashi, ka dhënë një nga intervistat më emocionuese të karrierës së tij menjëherë pas fitores 2-1 kundër FC Aarau, rezultat që siguroi qëndrimin e klubit në Superligën e Zvicrës.
Gjatë pjesës së dytë të shtesës (minuta 104), Abrashi mori një goditje të fortë në fytyrë nga lojtari i Aarau, Linus Obexer, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht buzës së çarë dhe gjakderdhjes, Abrashi vazhdoi lojën deri në fund.
“Kjo ishte, besoj, plagëja ime më e bukur. E kisha buzën e çarë, por asgjë nuk më ndalonte të luftoja për këtë klub,” u shpreh ai pas ndeshjes.
Në intervistën për blue Sport, mesfushori shqiptar nuk i fshehu emocionet e forta, duke pranuar se presioni ishte i jashtëzakonshëm:”Ishim me një këmbë poshtë (në kategorinë e dytë), por ky ekip nuk dorëzohet kurrë. Këto tri javët e fundit kanë qenë më të vështirat e karrierës sime. Presioni ishte i madh, por ia dolëm. Ai e cilësoi kartonin e kuq të shokut të skuadrës si “krejtësisht budallallëk” që për pak sa nuk i kushtoi klubit rënien.
Edhe pse i lodhur emocionalisht, 36-vjeçari konfirmoi dashurinë e tij për klubin: “Unë e dua GC-në, e dua futbollin. Tani do të pushoj pak me familjen, por zemra ime rreh për këtë skuadër.”











